AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

by SHT Media
12/03/2026
in Politikë
6
0
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, deputetët e Partisë Socialiste kanë rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. E kjo ka sjellë reagime të njëpasnjëshme nga Ambasadat Gjermane e Holandeze, si edhe nga Komisioni Europian.

Mirëpo këto reagime nuk kanë marrë “dakordësinë” e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili argumenton përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” se për anëtarësimin në BE, ka kushte shumë më thelbësore të pa plotësuara se sa imuniteti i Belinda Ballukut.

“Kështu që, ose do presim deri sa t’i plotësojmë ato kushte dhe, deri atëherë Belinda Balluku do jetë harruar që ekziston, ose BE do na pranojë kështu siç jemi edhe me këto cenet e imunitetit”, shkruan Manjani në statusin e tij.

Teksa më tej shprehet se “nuk u është kërkuar mendimi” ambasadave si edhe shton: “Vijoj të mendoj se qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm duhet të vendosë në hullinë e ligjit ndërkombëtar këtë historinë e reagimit publik për çdo çështje të brendshme. Asnjë ambasadë nuk lejohet ta bëjë këtë në asnjë vend tjetër. Ça muhabeti është ky! Kur ske punë, luan derën. Vu leksionet diplomatike për demokracinë e shtetin.”

Ish-ministri është ndalur edhe tek një rast ndërkombëtar, konkretisht ai i kryeministrit të Çekisë, i cili aktualisht është nën akuzë për mashtrim me fondet e BE, dhe nuk ka patur asnjë reagim nga ambasadorët e Bashkimit Europian, kur atij nuk iu hoq imuniteti.

“Këta që nuk po ruajnë paret e veta nga vendet anëtare, por kanë një mendim për drejtësinë e politikën tonë…” ka përfunduar ai.

Për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka mosplotësime kushtesh shumë më thelbësore sesa imuniteti nga arrestimi (jo nga ndjekja penale) i Belinda Ballukut.

Kështu që, ose do presim deri sa t’i plotësojmë ato kushte dhe, deri atëherë Belinda Balluku do jetë harruar që ekziston, ose BE do na pranojë kështu siç jemi edhe me këto cenet e imunitetit.

Kush ua kërkoi mendimin që duhet ta jepnin?!

Le që ç’thanë?!

“Jemi dakord me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”…

Vijoj të mendoj se qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm duhet të vendosë në hullinë e ligjit ndërkombëtar këtë historinë e reagimit publik për çdo çështje të brendshme.

Asnjë ambasadë nuk lejohet ta bëjë këtë në asnjë vend tjetër.

Ça muhabeti është ky!

Kur ske punë, luan derën.

Vu leksionet diplomatike për demokracinë e shtetin.

Kujtoj që Kryeministri i Çekisë është nën akuzë për mashtrim me fondet e BE dhe, asnjë ambasador i BE nuk bën as fëk e as mëk, kur Parlamenti Çek nuk ja hoqi imunitetin.

Këta që nuk po ruajnë paret e veta nga vendet anëtare, por kanë një mendim për drejtësinë e politikën tonë…

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.