• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Qeveria hap thesin: 20 miliardë Lekë shpërblime për festat e fundvitit. Kush përfiton?

14/12/2023
in Politikë
Qeveria hap thesin: 20 miliardë Lekë shpërblime për festat e fundvitit. Kush përfiton?

Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama njoftoi se ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar si shpërblime në fundvit një paketë bonusesh prej 20 miliardë Lekësh.

Mete bëri të ditur se nga ky bonus do të përfitojnë shtresat në nevojë si dhe punonjësit e Administratës Shtetërore të cilët janë marrë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kemi miratuar aktin normative për disa ndryshime të buxhetit 2023, detyrim kryesor plotësimin e paketës së solidaritetit pas dy bonuseve për pensionistët. Plotësimin e kësaj pakete edhe për shtresat në nevojë. Përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë kufizuar, 36 familje me fëmijë me ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përitues të pensioneve familjare”, theksoi ministri Ervin Mete.

Gjithashtu parashikohet edhe një shpërblim për 1100 punonjës të Administratës Shtetërore përfaqësues në takimet bilateral në kuadër të anëtarësimit në BE për shkak të rezultateve të lavdërueshme që kanë marrë edhe nga Komisioni Europian.

Do të ketë mbështetje për çdo punonjës policie, në total për rreth 800 milion Lekë. Për të gjitha bashkitë si një shtesë granti sipas një liste të caktuar në 2 miliardë Lekë. Gjithashtu ka rialokime edhe për projektet infrastrukturore duke i dhënë shtysë investimeve publike. Në total rialokimet janë rreth 20 miliardë Lekë dhe mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar për të ardhurat si dhe projeksionet për borxhin publik.

Ndërkohë ndër të tjera ministri Mete i pyetur për detaje se sa do jetë konkretisht bonusi për secilën kategori përfituese dhe si u bë rialokimi i këtyre 20 miliardë Lekëve që do të jepen bonus.

“Bonusi është në të njëjtën masë që ju dha pensionistëve ndërsa për përfitues të tjerë tani dyfishohet masa, por edhe brenda kategorive që mbështeten me këtë akt normativ edhe ata marrin dyfish të masës, 10 mijë Lekë të reja.”

Më të lexuarat

  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!