• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëhiqet të enjten

23/01/2024
in Botë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dorëhiqet të enjten

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë të martën se kabineti i tij do të japë dorëheqje, të enjten, më 25 Janar, për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike.

Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 Maj.

“E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën (28 janar) të votohet Qeveria teknike”, ka deklaruar Kovaçevski.

Para votimit të Qeverisë së re, Kuvendi duhet të zgjedhë kryeparlamentarin e ri, Jovan Mitreski, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM).

Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

Por, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se deputetët e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, pasi janë kundër që ajo të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pasi e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë punës si kryetar i Kuvendit.

BDI-ja, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se “në rast se VMRO-ja nuk voton kandidatët e saj për ministra, atëherë BDI-ja nuk do të votonte kandidatët e VMRO-së”.

Gjatë njoftimit për dorëheqjen e Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se “zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes”.

“Bëhet fjalë për zgjedhje, ku ju keni partitë politike të qendrës dhe të qendrës së majtë apo partitë politike të qendrës dhe qendrës së djathtë. Por, në vendin tonë tani do të ketë zgjedhje në të cilat do të përballen partitë politike që favorizojnë orientimin perëndimor të shtetit, dhe partive politike që janë për një orientim të qartë lindor të vendit”, ka thënë Kovaçevski.

Por, VMRO DPMNE-ja ka thënë se pohimet e këtilla të zyrtarëve në pushtet bëhen “me qëllim që krimin dhe korrupsionin ta fshehin përmes integrimeve evropiane”.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 8 maj, mbahen së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!