• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Putin-Lukashenko me lojëra lufte/ Dron mbi qeverinë polake, aktivizohet “porta e hekurt”

16/09/2025
in Botë
Putin-Lukashenko me lojëra lufte/ Dron mbi qeverinë polake, aktivizohet “porta e hekurt”

Baruti i djegur në lojërat e luftës lë pas një aromë kërcënimi në Europë. Çizmet e ushtarëve amerikanë për këtë arsye shkelën tokën e Bjellorusisë për të parë nga afër stërvitjet e forcave të armatosura të atij shteti me Rusinë, Zapad 2025. Atasheu ushtarak i SHBA-ve u pa në ekspozitën e pajisjeve ushtarake që pasoi stërvitjet. Rusia dhe Bjellorusia filluan manovrat “Zapad-2025”, të premten e kaluar në një kohë tensionesh të larta me NATO-n, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore.

Provokimet nuk kanë përfunduar me kaq. Shërbimi shtetëror i mbrojtjes në Poloni njoftoi se ka neutralizuar një dron që po operonte mbi ndërtesa qeveritare. Dy shtetas të Bjellorusisë janë ndaluar lidhur me incidentin dhe policia po heton për rrethanat dhe arsyet e atij monitorimi. Ky zhvillim vjen në një periudhë të paprecedentë tensionesh mes Moskës dhe Perëndimit.

Madje zëdhënësi i Kremlinit konfirmoi se “NATO është në luftë me Rusinë”. Polonia ka aktivizuar planin e saj ushtarak të koduar “Porta e Hekurt”, duke vendosur rreth 40 mijë trupa pranë kufirit me Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit.

Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si Zapad 2025. Për të garantuar mbrojtjen e hapësirës ajrore, NATO ka vendosur avionë luftarakë në qiellin e Polonisë, gati për të reaguar në rast të një provokimi të ri.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, paralajmëroi se aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit të tyre, duke i bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të ndalë shkeljet ndaj hapësirës ajrore të vendeve anëtare.

Më të lexuarat

  • Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I vunë tritol, i shumëkërkuari Ylli Zalla shfaqet para banesës: Bandat duan të më vrasin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet në Astir djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasurimi i familjes së Blendi Gonxhes dhe rrjeti i kontratave publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zelensky kris marrëdhëniet Rusi-Serbi, Lavrov: E papranueshme që “vëllezërit” tanë të financojnë Ukrainën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e lojërave të fatit Sisal Albania aktivitet kriminal në Tiranë? 13 sinjalizime për afera në ILDKPKI

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha dha 700 pasaporta diplomatike para largimit në ’97, pajisi edhe vjehrrin, vjehrrën, kunatin dhe Shkëlzenin që ia mbathi nga Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KLSH: “Shkelje në tenderin 500 mijë euro në Vlorë”. Përjashtohet nga tenderat “Asi-2A” e binjakëve Gjikondaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!