AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

by SHT Media
09/03/2026
in Politikë
6
0
Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi parlamentar i Partia Socialiste do të zhvillojë sot në 9 mars në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme, ku në fokus do të jetë çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesa për autorizimin e vijimit të procedurave nga ana e SPAK për të. Në këtë mbledhje do të bëhet edhe leximi i raportit të përgatitur nga pesë anëtarët socialistë të përfaqësuar në Këshillin e Mandateve, raport që pritet të përcaktojë qëndrimin zyrtar të shumicës për këtë çështje të ndjeshme politike.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm në mbledhje, duke e konsideruar diskutimin si një moment të rëndësishëm për qëndrimin e shumicës parlamentare. Hartimi i raportit i është besuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili ka koordinuar punën me anëtarët e tjerë socialistë të Këshillit të Mandateve për përgatitjen e dokumentit.

Në mbledhje pritet të jetë e pranishme edhe vetë Belinda Balluku, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të japë edhe një qëndrim para deputetëve socialistë. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ish-zv kryeministrja do të marrë fjalën.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të shumicës, ku do të shpjegojë edhe njëherë qëndrimin politik të qeverisë dhe të Partisë Socialiste lidhur me zhvillimet e fundit dhe procedurat ligjore ndaj ish-zëvendëskryeministres.

Edhe pse socialistët janë treguar të rezervuar në deklaratat publike, nga sinjalet e dhëna deri tani kuptohet se shumica parlamentare nuk e sheh të arsyeshme dhënien e autorizimit për arrestim, duke argumentuar se Belinda Balluku tashmë është larguar nga detyra. Ky pozicion është artikuluar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të mëparshme me deputetët dhe ministrat, kur njoftoi ndryshimet në qeveri dhe largimin e Ballukut nga posti, pas masës së pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi për pezullimin e saj mbeti në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar mbi çështjen. Anëtarët e gjykatës vlerësuan në mënyrë unanime se një ministër nuk përfiton nga përjashtimet e parashikuara në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale për masën e pezullimit nga detyra. Megjithatë, ata u ndanë në interpretimin procedural nëse për zbatimin e kësaj mase kërkohet apo jo autorizimi i Kuvendit.

Pas kësaj situate juridike, shumica parlamentare ndërmori një nismë për të ndryshuar nenin 242/2 të Kodit të Procedurës Penale. Ndryshimi i propozuar synon të ndalojë pezullimin nga detyra edhe për anëtarët e qeverisë, presidentin e republikës dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura, duke krijuar një kornizë të re ligjore për trajtimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, seanca plenare e datës 12 mars pritet të jetë vendimtare për fatin politik dhe juridik të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Opozita ka publikuar tashmë raportin e saj duke mbështetur kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit.

Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK në lidhje me procedurat për ndërtimin e tunelit të Tuneli i Llogarasë, ndërsa gjithashtu është nën hetim edhe për shtatë lotet e projektit të Unaza e Madhe e Tiranës. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-ministren për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”.

Tashmë sytë janë drejt seancës së 12 marsit, ku Kuvendi pritet të vendosë nëse do të autorizojë apo jo arrestimin e saj, në një proces që pritet të shoqërohet me debate të forta mes shumicës dhe opozitës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.