• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

18/03/2026
in Politikë
Dash Shehi takim me biznesin vendas e të huaj: Tirana, Vlora e Durrësi janë betonizuar pa plan!

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ish-deputeti Dashamir Shehi, e ka cilësuar groteske Rezolutën e miratuar sot në Parlament, për shpalljen e Iranit ‘shtet sponsor i terrorizmit’.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, duke e cilësuar Rezolutën ‘një raketë prej letre’, Shehi shtoi se kjo bëhet me qëllim për të ruajtur linjën e Presidentit Donald Trump në arenën ndërkombëtare dhe për të krijuar benefite politike për pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

“Kjo Rezoluta ka një element grotesku. Ka sepse Irani këtu ka vite që sulmon nga ana kibernetike dhe qeveria shqiptare duhet të merrte masat dhe ta shpallte shtet terrorist më parë. Pse e bëjmë tani? Kjo bëhet sepse në vazhdimësinë e Trump, Amerikës, Netanyahut dhe Izraelit, të kësaj linje që ka shpallur qeveria jonë. Kjo që bëjmë ne është një raketë prej letre. Ata po bëjnë luftë. A po i bashkohesh luftës ti? Jo. Në të gjithë Europën nuk pash një rezolutë të kësaj natyre”, tha mes të tjerash Shehi.

Teksa komentoi zhvillimet e kohëve të fundit në PD, Shehi tha se protestat e organizuara kanë si qëllim vazhdimësinë politike të Sali Berishës dhe lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike.

Shehi tha se numri i pjesëmarrësve në protesta po ‘rrudhet’ nga një tubim në tjetrin, teksa shtoi se ata që ndjekin pas Berishën janë kryesisht militantë të PD-së.

Duke i cilësuar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së si të përfunduara ende pa filluar, Shehi tha se është përgatitur gjithë skenari që fituesi të jetë Sali Berisha. Për të përforcuar qëndrimin e tij, Shehi shtoi se ‘kush beson se mund të zgjidhet dikush tjetër veç Berishës si kryetar i PD-së, është budalla’.

Për Shehin, shpresat për një PD ndryshe janë te disa deputetë të rinj brenda kësa force politike që kanë shprehur edhe qëndrime të kundërta me Berishën. Në fund Shehi tha se besonte se zgjedhjet e vitit 2029 do e gjenin PD-në me një lidership tjetër në krye.

“Unë bësoj që këto protesta bëhen që mos t’u jepet mundësi atyre që janë faktorë që krijojnë një dialektikë të brendshme atje në PD. Gara në PD ka përfunduar pa filluar. Berisha është kryetar dhe më pas do thotë që ‘populli më dha mandatin për misionin tim 4 vjeçar’. Praktikisht po u thotë të tjerëve që s’ka hapësirë demokratike brenda PD. Protestat vetëm shërbejnë për lidershipin personal. Protestat nuk po i bëjnë asgjë Edi Ramës. Njerëzit janë lodhur. Unë nuk kam parë në Europë që të dilet çdo javë në protest. Dilet kur ka një sebep, një ngjarje të madhe, nuk mund të bëhet kjo gjë javë për javë. Realiteti është që numrat në bulevard vijnë duke u zvogëluar. Opozita ka nevojë për një vizion të ri, një qasje të re politike, një skemë dhe një ide të re me fokus tek zgjedhjet vendore, duhet të bëjë një opozitë 360 gradë duke projektuar një alternativë të re, diçka ndryshe, që u jep shqiptarëve shpresë dhe besim. Le t’i mbarojnë këto zgjedhje e t’i mbyllin burokracitë e brendshme për zgjedhjen e kryetarit. Kush mendon se do të zgjidhet kryetar tjetër veç Berishës, hyn tek pjesa e budallenjve. S’ka për të pasur dhe as ka për të dalë njeri.

Kush e ka bërë sistemin? Këta të dy e kanë bërë. Për interesa. S’ka nevojë të ulemi ne të hamë darkë bashkë. Këto punë i bëjnë sekserët. Edi Rama largohet kur atje në shesh të dalin 50 mijë qytetarë, që nuk janë kështu tifozë partie. Kur këta dyqanxhinjtë e Tiranës të mbyllin dyqanet. S’ka nevojë fare për këto zhurmat që bëhen atje. Tirana ka 1 milionë banorë. 50 mijë qytetarë nëse do dalin në shesh, Rama vesh ato atletet e bardha dhe ikën vet nga pushteti. Qeverinë teknike kush nuk e do, që unë i pari. Por duhet të shohim përralla ne? 2-3 herë që është bërë qeveri teknike ka qenë kot. Besoj se ka një grup deputetësh që janë në moshë të re brenda PD-së, që e kanë shprehur një lloj dezidence. Unë te ata shpresoj. Unë besoj se te zgjedhjet e tjera politike PD dhe opozita në përgjithësi do të mbërrijë me shefa të tjerë politikë. Nuk mund të rrijë 4 herë një njeri, që është thyerje e ligjësisë së demokracisë”, vijoi më tej Shehi.

Më të lexuarat

  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!