Gjykata ka caktuar deri më tani masa sigurie për 38 protestues, pas protestave të dhunshme të zhvilluara dje në Tiranë, u u shënua dita e pestë e tubimit.
Për 21 të mitur është vendosur masa e mbikëqyrjes familjare, ndërsa tre të tjerë do të jenë nën masën e detyrimit për paraqitje.
Për pjesën tjetër të protestuesve, 12 persona janë lënë me detyrim paraqitjeje, njërit i është caktuar ndalimi i qëndrimit dhe një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.
Masat e sigurisë vijnë pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë pesë ditëve të fundit.
Burimi: Kronikë
