Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, teksa studentët dhe gjimnazistët nisur të hedhin gurë në drejtim të autobotit të policisë.
Gabimisht është goditur me gurë edhe një gazetare, e cila është ulur në tokë për disa momente.
Pas këtij incidenti, ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë.
Protestuesit ndryshe nga ditët e kaluara ku dhuna ka qenë që në fillim, sot e nisën me këngë e valle, por shpejt kaloi në sulme.
Prej 5 ditësh Tirana ka përjetuar ditët më të vështira, mes kaosit, shkatërimit dhe dhunës.
Burimi: Kronikë
