AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Prokuroria “zbërthen” skemën e mashtrimit, dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë

by SHT Media
04/06/2025
in Kronikë
6
0
Prokuroria “zbërthen” skemën e mashtrimit, dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për të shmangur detyrimet tatimore.

Nga këto, pesë masa sigurimi janë “arrest me burg”, ndërsa një tjetër është në “arrest shtëpie”.

Policia e Elbasani konfirmoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp se në total janë ekzekutuar katër prej tyre.

Në pranga janë vënë tre administratorë të subjekteve. Mes tyre një është italian.

Rezulton se dy të tjerë, po nga Italia, të jenë në kërkim për këtë çështje pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar.

Ndërsa në arrest shtëpie është vendosur një ekonomiste.

Çfarë zbuluan hetimet?
Sipas prokurorisë, ata kishin krijuar një skemë mashtrimi të mirëorganizuar ku asete, punonjës dhe aktivitete ekonomik transferoheshin nga një subjekt në tjetrin. Qëllimi ishte shumë i thjeshtë: të shmangeshin detyrimet tatimore dhe fiktivizimi i operacioneve financiare.

Sipas organit të akuzës rezulton se subjektet kanë mbi 14 milionë lekë detyrime tatimore të papaguara. Nga analizimi i llogarive bankare është konstatuar se janë tërhequr mbi 2.1 milionë euro të pajustifikuara dhe pa dokumentacion mbështetës.

Prokuroria pretendon se të gjashtë personat, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, janë përfshirë në një skemë duke simuluar falimentin e subjekteve dhe krijimin e tyre në mënyrë fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Kjo ka sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar.

“Subjektet lidhen direkt dhe indirekt me njëri-tjetrin, duke qenë se aktiviteti i tyre në fushën e fasonerisë, aksionerët dhe administratorët e shoqërive, si dhe punonjësit janë të njëjtë në të gjitha shoqëritë. Asetet kanë kaluar nga një shoqëri te tjetra dhe me anë të veprimeve aktive, shtetasit dhe subjektet nën hetim kanë sjellë një dëm ekonomik të konsiderueshëm”, njoftoi Prokuroria e Elbasanit.

Por nuk ndalet këtu hetimi. Prokuroria ka dyshime se në këtë skemë janë përfshirë zyrtarë të lartë shtetërore. Bëhet fjalë për organe tatimore, doganore dhe bashkiake ku subjektet ushtronin aktivitetin e tyre. Më konkretisht në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Në kuadër të hetimit, me vendim të Gjykatës së Elbasanit janë vendosur nën sekuestro konservative shtatë subjekte tregtare, 12 llogari bankare dhe dhjetë automjete.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.