• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

10/03/2026
in Botë
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i shquar amerikan dhe autori i librit klasik Just and Unjust Wars (Luftë të drejta dhe të padrejta) në vitin 1977, Michael Walzer, në moshën 91-vjeçare jep një analizë të qartë mbi situatën aktuale politike dhe ushtarake në Iran.

Ai argumenton se ndërhyrja amerikano-izraelite në Iran ka shkaktuar një ngërç serioz, përforcuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe presioni politik i brendshëm në SHBA. Walzer shpjegon se Trump po përpiqet të prezantojë një fitore të rreme dhe po kërkon një “strategji daljeje”, ndërsa aleatët si Izraeli janë të shqetësuar për besueshmërinë e tij.

Intervista e plotë

Pyetje: Prof. Walzer, me ndërhyrjen në Iran, Trump është futur në një ngërç?

Walzer: Po.

Pyetje: Dhe çfarë do të bëjë tani?

Walzer: Ka disa opsione. Por izraelitët janë të terrorizuar se ai mund t’i lërë në baltë para se të përfundojë “punën”.

Pyetje: Në fakt, dje Trump tha se “lufta në Iran është gati duke përfunduar”.

Walzer: E shihni? Po kërkon një “strategji daljeje”, duke deklaruar një fitore të rreme. Trump ka bërë një gabim të madh me këtë luftë të pamundur për t’u vazhduar. Sidomos përballë një krize të madhe energjetike, që do të rrisë çmimet e gazit dhe të benzinës, duke zemëruar zgjedhësit e tij. Baza populiste MAGA po nxehet dhe mund të rebelohet. Administrata e tij është e ndarë; mjafton të shikosh çfarë ka thënë sekretari i Shtetit Rubio: “Izraeli na ka tërhequr në këtë luftë”. Netanyahu po djersitet.

Pyetje: A mendoni se Trump mund ta tradhtojë kaq shumë aleatin e tij të fortë Netanyahun?

Walzer: Trump është një narcisist. Mendon vetëm për veten. Ai gjithmonë do të jetë një aleat i pabesueshëm. Po ashtu edhe për Izraelin, për të cilin kërcënimi nga Irani është ekzistencial. Ashtu siç do të jetë i pabesueshëm për miliona iranianë që shohin tek ai një shpëtimtar nga një regjim i tmerrshëm dhe i dhunshëm. Do të përfundojë si në Venezuelë: largimi i liderit ndoshta ndodh, por në vend nuk ndryshon asgjë. Larg asaj lirie dhe demokracie që premtoi.

Pyetje: Si mund të ketë menduar Trump se Irani është një vend i dobët si Venezuela?

Walzer: Ai u iluzionua thellësisht. Irani është një vend shumë më i fortë, i qëndrueshëm dhe ende nën sundimin e republikës islamike. Duhej ta sulmonte masivisht dhe në shumë fronte për të bërë një revolucion, por dyshoj se do ta bëjë. Madje, nuk di sa është popullsia iraniane e gatshme të jetojë nën bomba vazhdimisht. Prandaj, revoltimet e aktivistëve këto ditë kanë qenë më të kufizuara se më parë.

Pyetje: Dhe lideri i ri është djali i Khamenei…

Walzer: Një tjetër goditje për planet e Trump. Ai nuk priste një zgjedhje të tillë dhe vazhdimësi të regjimit. Madje, një radikalizim më i thellë.

Pyetje: Por nëse Trump ndryshon mendim dhe sulmon Iranin sërish me forcë?

Walzer: Atëherë do duheshin trupa tokësore. Por kurdët nuk duan të përdoren më nga amerikanët pa shpërblim të drejtë. Atëherë Uashingtoni mund të dërgojë trupa speciale, kryesisht për sabotimin e impianteve bërthamore iraniane. Por ky është një rrezik kolosal.

Pyetje: Në këtë skenar, Irani mund të bëhet një tjetër Irak për SHBA-në?

Walzer: Shumë më keq se Iraku.

Pyetje: Pse?

Walzer: Ky është një regjim shumë më ideologjik dhe fanatik se ai i Saddamit. Ata e dinë që mund ta ndalojnë luftën e Trump-it dhe të Izraelit duke shkaktuar një krizë energjetike globale që Perëndimi nuk mund ta lejojë, duke marrë parasysh edhe çfarë po ndodh në Ukrainë. Dhe nëse shpërthen një konflikt civil në Iran, ai do të ishte i pakontrollueshëm për amerikanët.

Pyetje: Por izraelitët dhe Trump thonë se kjo është një luftë e drejtë. Ju që keni teorizuar luftët e drejta, jeni dakord?

Walzer: Absolutisht jo. Nëse bombardimet izraelito-amerikane vitin e kaluar kundër impianteve bërthamore mund të ishin të drejta, duke pasur parasysh kërcënimin ekzistencial ndaj Izraelit, kjo luftë e tanishme nuk është e tillë. Nuk është e drejtë.

Intervistë e dhënë për gazetaren Antonella Guerrera, La Repubblica

Më të lexuarat

  • SPAK shuplakë “Syrit” të Berishës: S’është bërë asnjë kontroll te Sokol Balla

    SPAK shuplakë “Syrit” të Berishës: S’është bërë asnjë kontroll te Sokol Balla

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 kompani të AI për sistemet e klasifikuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Vendim i padrejtë, duhet të përjashtohej Berisha, jo unë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-balerina që u bë police në Shqipëri, gjen suksesin në Dubai si instruktore fitnessi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimit pas agresionit Rus në Ukrainë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 10 vende vakante në Misionin shqiptar në Bruksel, Ministria e Jashtme thirrje profesionistëve: Bëhuni pjesë e skuadrës së Shqipërisë europiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!