AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Pritej të ekstradohej për vrasjen e Elton Çiços, Jani Aliaj vritet në burgun e Koridhalos, autori vrasës me pagesë

by SHT Media
19/01/2026
in Kronikë, Kryesore
8
0
Pritej të ekstradohej për vrasjen e Elton Çiços, Jani Aliaj vritet në burgun e Koridhalos, autori vrasës me pagesë
8
SHARES
422
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një krim i rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut famëkeq të Greqisë, Koridhalos, ku mësohet se shqiptari i vrarë është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Jani Aliajn, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Vritet brenda burgut të Koridhalos në Greqi, Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-Bllokut në Shqipëri. Jani Aliaj është goditur me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë në ajrim në burgun e Koridhalos. Autori i vrasjes është një i burgosur grek rreth 28-vjeç, i cili ka përdorur një mjet të mprehtë të improvizuar për të vrarë 49-vjeçarin nga Tepelena.

Vrasja e Jani Aliajt dyshohet të jetë porositur jashtë burgut. Autori i vrasjes së 49-vjeçarit rezulton të jetë vrasës me pagesë. Po ky autor, 28-vjeçari, në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi. Artur Bashimi është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në një rast në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut.

Jani Aliaj prej janarit të vitit 2025 qëndronte në burgun grek të Koridhalos dhe ishte në proces për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë për vrasjen e Elton Çiços, ekstradim i cili ende nuk ishte aprovuar nga autoritetet greke. Aliaj u arrestua në Athinë më datë 1 janar 2025 pas 9 vitesh në arrati. Ai kishte ndryshuar look, duke mbjellë edhe flokët, për t’iu fshehur drejtësisë.

Nw vitin 2016 shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg. Aliaj kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Aliajn. Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Aliaj ishte plagosur edhe në Gjirokastër. Edhe për këtë ngjarje u dyshua Elton Çiço. Konflikti vijoi deri në vitin 2016, kur Aliaj vrau Elton Çiçon brenda një lokali në zonën e ish-Bllokut.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.