AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pritë ukrainasve duke përdorur tubacionet, ja strategjia e forcave ruse

by SHT Media
19/09/2025
in Botë
6
0
Pritë ukrainasve duke përdorur tubacionet, ja strategjia e forcave ruse
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë ndodhi në Avdivka, në janar të vitit 2024, kur trupat ruse përdorën një tunel ujor, pjesërisht të përmbytur, për t’u futur vjedhurazi në një qark të qetë e të pyllëzuar të qytetit të Ukrainës, duke i hapur rrugën kështu pushtimit të qytetit disa javë më vonë.

Prita e dytë u ngrit në fillim të marsit këtij viti në Sudzha, në rajonin Kursk të Rusisë. Forcat ukrainase, të cilat e kishin pushtuar rajonin shtatë muaj më parë, u zunë në befasi nga një grup tjetër ushtarësh rusë që depërtuan përmes një tubacioni akoma papërdorshëm të gazit. Forcat ukrainase u tërhoqën nga Kursku disa javë më pas.

Dhe, tani duket se forcat ruse kanë bërë pritën e tretë përmes tubacionit, në veri të Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit, ku trupat ukrainase ka kohë që përballen me trysni të vazhdueshme dhe të shtuar, përcjell A2.

Operacioni, i cili duket se kulmoi javën e kaluar, përfshiu një numër të panjohur ushtarësh rusë që përdorën karroca dhe skuterë elektrikë për të lëvizur fshehurazi deri në 13 kilometra nën lumin Oskil.

Ukraina i ka në dorë brigjet perëndimore të këtij lumi që rrjedh nga jugu dhe është mbështetur pjesërisht tek ai për mbrojtjen e Kupianskut dhe rajonit të Harkivit.

Nuk është e qartë sa i suksesshëm ishte operacioni; zyrtarët ukrainas i mohuan fillimisht raportimet, por më pas duket se i minimizuan pasojat, duke thënë se përpjekja e rusëve ishte zmbrapsur, tubacioni ishte shkatërruar dhe përmbytur, dhe një numër i panjohur ushtarësh ishin marrë robër.

Megjithatë, vëzhgues të fushëbetejës, përfshirë Deep State, i cili ka lidhje me ushtrinë ukrainase, tregojnë përparime të dukshme të forcave ruse në veri të Kupianskut, që është një nyje kyçe e hekurudhës që shtrihet në perëndim drejt rajonit të Harkivit.

Më 17 shtator, u tha se trupat ruse përparuan deri në periferinë veriore të Kupianskut, dhe ndoshta edhe brenda kufijve të qytetit.

Në çdo rast, kjo nënvizon ose zgjuarsinë, ose pakujdesinë e komandantëve rusë, si dhe përvojën e tyre për të ndërmarrë operacione të rrezikshme.

Gërmime nën zjarrin e artilerisë

Shumica e rrjetit të tubacioneve që shtrihet nëpër Ukrainë u ndërtua në epokën sovjetike, dhe ekspertët ukrainas thonë se është e mundshme që inxhinierët ushtarakë rusë të kenë harta dhe skema të hollësishme të këtij rrjeti.

Sipas Deep State, i cili e theksoi për herë të parë operacionin javën e kaluar, njësitet ruse hynë në rrjetin vendës të tubacioneve akoma të papërdorshme në fshatin Liman Pershi, rreth 20 kilometra në veriperëndim të Kupianskut, në bregun lindor të lumit Oskil.

Njësitet ndërtuan karroca të ulëta me rrota dhe përdorën skuterë elektrikë për të lëvizur nëpër tubacione. Këto lëvizje mund të shihen nga disa video të publikuara në kanalet ruse të Telegramit. Duke kaluar nën Oskil, në një thellësi deri në 2 metra, njësiteve iu deshën rreth katër ditë kohë për të arritur në Radkivka, në periferi veriore të Kupianskut. Gjithashtu, u vendosën rezerva ushqimi përgjatë rrugës.

“Është për të ardhur keq që përvojat e Avdivkës dhe Sudzhës nuk u morën parasysh”, tha Deep State në një koment që shoqëronte gjetjet e tij. “Por, edhe një herë, duam të besojmë se ky ‘tubacion’ do të shërbejë më në fund si një mësim” për forcat ukrainase.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas reaguan duke e konfirmuar pjesërisht operacionin nëntokësor, duke pohuar gjithashtu se vetëm disa ushtarë rusë arritën të dilnin nga tubacioni dhe të merrnin pozicione përpara, dhe se shumica ishin vrarë ose kapur.

“Dalja nga tubacioni që armiku u përpoq të përdorte për të lëvizur personel në Kupiansk është nën kontrollin e mbrojtësve ukrainas. Tubacioni nuk të çon drejtpërdrejt në qytet”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë më 12 shtator.

Në një video të publikuar nga një bloger i njohur i luftës ukrainas, një burrë i identifikuar si rus rob i luftës tha se oficerët dërgonin ushtarët në tubacion me grupe prej 10 vetash; ata që ngurronin, i lidhnin dhe i rrihnin. Ai tha se ishte zvarritur dhe se kishte përdorur karroca dhe skuterë, për të udhëtuar rreth 13 kilometra.

Rreth 70 rusë kishin kaluar nëpër tubacion kur u përballën me trupat ukrainase, tha ushtari. Komandantët urdhëruan trupat e rrethuara ruse ta hidhnin veten në ajër.

Videoja në fjalë nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Yuriy Fedorenko, komandant i një njësiti të Regjimentit të 429-të të Sistemeve të Pavarura të Ukrainës, tha se trupat ruse arritën të hapnin vrima në disa vende të tubacioneve, sidomos në zonat e pyllëzuara, gjë që u mundësonte të dilnin dhe të shpërndaheshin pa u diktuar nga dronët ukrainas.

Forcat ukrainase shkatërruan një ose më shumë degë të tubacioneve, duke i bërë ato të pakalueshme, tha Fedorenko për Donbas Realities, programin e Shërbimit ukrainas të REL-it.

“Ka pasur sulm pranë lumit Oskil,” tha ai. “Si rrjedhojë, tubacioni tani është i pakalueshëm”.

Fedorenko tha se ishte e vështirë të mbroheshin kundër sulmeve ruse përmes tubacioneve për shkak të shtrirjes së madhe të rrjetit nëntokësor dhe vështirësisë për të sjellë traktorë ose ekskavatorë në pikat kyçe për të hapur ose bllokuar tubacionet.

Disa raporte ukrainase thanë se tubacioni në fjalë pranë Kupianskut mund të jetë bllokuar pjesërisht ose shkatërruar në të kaluarën, por xhenierët ose ushtarët rusë arritën ta pastronin rrugën./ REL 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.