• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

20/03/2026
in Politikë
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

Ish-presidenti i vendit dhe një nga figurat më të spikatura të skenës politike shqiptare, Ilir Meta, nga qelia e burgut ku dhe ndodhet prej 513 ditësh ka dhënë një intervistë për Newsbomb.

Në këtë intervistë ai ka zbuluar se gjatë qëndrimit në burg ka gjetur kohën për të reflektuar mbi përvojat e tij politike, dhe është duke shkruar tre libra, ku përpos kujtimeve të tij mbi politikën shqiptare dhe aktorët kryesorë të saj, do të përfshihen edhe takime me figura të rëndësishme, si ai i 1998 me Gjeneralin Uesli Klark.

Ndër të tjera, kreu i Partisë së Lirisë ka folur edhe për disa nga momentet më të diskutueshme politike, si ajo që njihet si “darka e ngjalave”, e cila sipas Metës nuk ka qenë një marrëveshje e fshehtë, por një autokritikë e gjatë nga ana e kryeministrit aktual, Edi Ramës.

“Ajo që ju e quani “darka e ngjalave”, jo vetëm s’ka qenë marrëveshje, por vetëm një autokritikë e gjatë e autokratit të sotëm”, ka thënë Meta në këtë intervistë për Revistën Newsbomb, duke theksuar më tej se interesi i vendit dhe integrimi europian kanë qenë gjithmonë në qendër të veprimeve të tij dhe se asnjë pengesë, madje as burgu, nuk e kanë ndaluar në përmbushjen e qëllimeve të tij.

“Asnjëherë nuk kam bërë as marrëveshje të fshehta dhe as të dëmshme për vendin. Përkundrazi, interesi i vendit dhe i integrimit europian të tij ka qenë në themel të gjithë marrëveshjeve të mia, por edhe të betejave të mia”, shton Meta.

Pjesë nga intervista:

A do të shkruani kujtime zoti Meta? A keni filluar të shkruani kujtime? Të gjithë janë kuriozë të hyjnë brenda të fshehtave të “darkës së ngjalave” apo akordeve politike të fshehta të cilat duhet thënë, kanë bërë jo pak dëme në politikën shqiptare.

Meta: Jo vetëm lexojmë këtu, por edhe shkruajmë. Para pak ditësh po ndiqja një intervistë të Z. Fevziu me Gjeneralin Uesli Klark. M’u zgjuan shumë kujtime nga takimet me të.

M’u kujtua takimi i parë në Qershor ‘98, kur Nano si Kryeministër i tha se vetëm ndërhyrja e NATO-s mund ta zgjidhte krizën humanitare që sapo kishte nisur, Gjenerali Klark shtoi përqendrimin dhe i tha Nanos, ju lutem bëni çdo përpjekje që të mos hyjmë ne (NATO) se do jetë shumë e dhimbshme për të gjithë. Por e përsëriti tre herë shumë e dhimbshme (very painful).

Pas takimit po e diskutonim gjatë këtë paralajmërim. Na u duk sikur na kërcënoi edhe neve. Gjatë atyre tre muajve të krizës humanitare në Kukës, më kujtohej ky paralajmërim vazhdimisht. Kështu që pas intervistës së tij te Fevziu, u ula dhe shkruajta shumë nga kujtimet e mia me të, por edhe aktorë të tjerë të asaj kohe të pabesueshme.

Në korrik do publikoj librin e parë me rastin e 10-vjetorit të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë kam skicuar edhe 2-3 libra të tjerë.

Ajo që ju e quani “darka e ngjalave”, jo vetëm s’ka qenë marrëveshje, por vetëm një autokritikë e gjatë e autokratit të sotëm. Asnjëherë nuk kam bërë as marrëveshje të fshehta dhe as të dëmshme për vendin. Përkundrazi, interesi i vendit dhe i integrimit europian të tij ka qenë në themel të gjithë marrëveshjeve të mia, por edhe të betejave të mia.

Unë kam një program të qartë për popullimin e Shqipërisë dhe faktorizimin e saj dhe të gjithë shqiptarëve përmes 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus. Asgjë nuk do të më ndalë në përmbushjen e qëllimeve të mia. Burgun nuk e shoh si pengesë, por si një test për të krijuar ato shprehi atomike që duhen për të arritur qëllime të mëdha në jetë.

Nuk e besoj se De Goli do ishte bërë ai që e njeh Franca dhe bota po të mos kishte bërë burgun e tij. Pastaj po e mbyll me thënien e Nanos që t’i e ke dobësi, se çdo politikan duhet të bëjë burgun e tij. E gjithë karriera ime e deritanishme është veçse një trajnim për të realizuar objektivat e mia për të ardhmen.

Më të lexuarat

  • Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    Çfarë ka në tryezën Athinë-Tiranë? Dendias nesër takim ‘kokë më kokë’ me ministrin Ermal Nufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A u shmang nga hetimi kushëriri i prokurores? Dyshime për hetim selektiv në dosjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kriset sërish romanca? Veprimi i Brikenës ndaj Mateos ndez rrjetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Auron Tare makthi i jugut, ikën pa paguar nga hotelet dhe u vjedh dhallën fshatarëve, ‘qan’ për vaskat e Përmetit pasi shiti vëllanë’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha: Protestuesit që kërkojnë burgosjen time paguhen nga Soros

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Manja reagon pas Spahos: Edi Rama nuk ka ku ikën, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Imami Abedin (Rushit) Musallari ‘fut flamingot’ në xhami, akuzon PS-në për tërmetet: Kush nuk del në protestë e ka vendin në ferr

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si pedofil, Leonard Bombaj i afrohet Luçiana Kokajt në protestë: Ka sy të qeshur dhe zë të butë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Plani i luftës” i Putinit? Pamjet satelitore zbulojnë zgjerimin ushtarak të Rusisë pranë NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta, sulmohen partitë e vogla: Mos ta përdorin për fushata dhe qëllime personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!