• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Po, kam mashtruar”, Donald Trump: Kam bërë gjëra të këqija

21/05/2024
in Botë
“Po, kam mashtruar”, Donald Trump: Kam bërë gjëra të këqija

Donald Trump tundi kokën dhe nënqeshi në gjykatë, në momentin kur ish-avokati i tij, Michael Cohen, pranoi se ka vjedhur para nga organizata Trump. Avokati mbrojtës i Donald Trump, Todd Blanche, e pyeti Cohenin se si arriti t’i merrte paratë nga kompania Trump.

“Ti vodhe nga Organizata Trump bazuar në rimbursimet e pritshme?”, pyeti Blanche.

“,Po, zotëri”, u përgjigj Cohen.

“Dëshmia se Michael Cohen ka futur në xhep për veten e tij diferencën midis asaj që i është dhënë dhe asaj që ka paguar, është nxjerrë në një mënyrë shumë të ulët nga prokuroria gjatë ekzaminimit të tyre të drejtpërdrejtë. Është e qartë se Todd Blanche e ka goditur atë shumë më fort, duke përdorur termin vjedhje”, tha avokati mbrojtës Ron Kuby.

“Michael Cohen është gënjeshtar i lindur dhe nuk ka asnjë besueshmëri”, deklaroi Donald Trump.

Në vitin 2017, Cohen mashtroi Kongresin për investimin e Trump në Moskë dhe ku akuzohet se ka marrë pjesë dhe ish-avokati. Ai u deklarua fajtor për këtë fakt. Pas dy vitesh, doli para Kongresit dhe bëri mea culpa.

“Unë kam mashtruar. Por, nuk jam gënjeshtar. Kam bërë gjëra të këqija. Por, nuk jam njeri i keq”, tha Michael Cohen, ish-avokat i Donald Trump.

Disa muaj para dëshmisë së tij në Kongres, Cohen u deklaruar fajtor për tetë akuza, përfshirë dhe financimin e paligjshëm të Stormy Daniels, mashtrime me taksat dhe deklarimet, e cila lidhet me biznesin e tij të licencave të shërbimeve taksi.

Cohen i pranoi akuzat dhe tha se të gjitha i ka bërë nën urdhërat e Donald Trump.

“Cohen ishte i pakënaqur me faktin që ai nuk u pranua në Shtëpinë e Bardhë. Cohen u bë gjithnjë e më i zemëruar për faktin se ai po mbahej në distancë nga Donald Trump”, u shpreh Marc Fisher, biograf i Donald Trump.

“Ne të gjithë e dimë, njerëzit e këqij dhe madje edhe gënjeshtarët mund të thonë të vërtetën. Gjithçka që prokuroria duhet të thotë gjatë mbledhjes së tyre është “Po, Michael Cohen është një person me probleme të thella. Por, e dini çfarë? Ne nuk zgjodhëm Michael Cohen, Donald Trump zgjodhi Michael Cohen”, tha avokati mbrojtës Ron Kuby.

/a.r

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!