• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Po bëj gati dokumentet për t’u fut në tender”, SPAK “zbërthen” celularin e Evis Berberit

15/03/2024
in Kronikë
“Po bëj gati dokumentet për t’u fut në tender”, SPAK “zbërthen” celularin e Evis Berberit

Evis Berberi, kreu i ARRSH-së i arrestuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash dali sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë bashkë dy personat që janë arrestuar si bashkëpunëtorë të tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Por seanca e ditës së sotme u shty pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore. Për këtë arsye seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet nesër në orën 12:00.

Gazetarja Glidona Daci raporton se SPAK ka sekuestruar celularin e Berberit gjatë hetimeve ku ka zbuluar të gjitha komunikimet mes tij, Begajt, Lamit dhe Brunilda Bulit.

Këto komunikime janë kryer kur ai ishte në krye të Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe ARRSH-së.

Në një nga bisedat Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi.

Ndërkohë Ervis Lami i shkuan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me coronavirusin? Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për t’u fut në tender, po bej kontratën.

SPAK beson se me anë të dy kompanive private të administruara së bashku, ligjërisht dhe indirekt, të arrestuarit për këtë çështje vunë në jetë skemën korruptive dhe të pastrimit të parave.

Në një njoftim zyrtar Prokuroria tha se i arrestuari Valter Begaj, administrator i kompanisë Net Group SHPK, përfitoi 3 tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë me vlerë totale 137.4 milionë Lekë dhe 3 tendera të tjerë, me vlerë 101.8 milionë Lekë, kur ai drejtonte ARRSH-n.

Për fitimin e këtyre tenderave, kjo kompani rezulton se i ka kaluar në rrugë bankare mbi 223 milionë Lekë kompanisë tjetër DAAM SHPK, për të cilën SPAK thotë se ishte në zotërim indirekt nga Evis Berberi, por administrohej nga i arrestuari tjetër Ervis Lami me bashkëortak Valter Begajn.

Hetuesit dyshojnë se këto vlera monetare janë investuar në pasuri të paluajtshme të blera nga kompania DAAM SHPK, duke çuar kështu në tjetërsimin e tyre me qëllim pastrimin e parave të përfituara nga korrupsioni.

/f.s

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!