AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

by SHT Media
25/03/2026
in Politikë
6
0
Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij gjatë tryezës për platformën e dialogut të hapur, nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së Parlamentit në fazën e vlerësimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe nevojën për të orientuar prioritetet e ardhshme.

“Do doja të theksoja faktin që duhet të shohim drejt të ardhmes, strategjinë, sepse proceset janë në vazhdim dhe kemi afate të rëndësishme për t’i kapur. Jam mirënjohës për angazhimin, pavarësisht rrezikut që përmban procesi,, tha Gonzato.

Ai vuri në dukje arritjet e platformës gjatë vitit të kaluar, sidomos mbledhjen e faktorëve të ndryshëm që nuk është e lehtë në Shqipëri, si dhe adresimin e çështjeve të aksesit në informacion, sigurisë së gazetarëve dhe transparencës në media.

“Grupet e punës, në palët e interesit, kanë nxjerrë rekomandime të prekshme dhe të rëndësishme, si p.sh. protokollin e sigurisë së gazetarëve. Këto janë komponentë të rëndësishëm jo vetëm për procesin e reformave, por edhe për ne,” shtoi ambasadori.

Gonzato theksoi gjithashtu sfidat e mbetura dhe disa rekomandime që nuk u morën parasysh në fazën fillestare, si çështja e dekriminalizimit të shpifjes dhe ligjit mbi mediat audiovizuale, të cilat sipas tij kanë qenë shumë të kufizuara. “Dua të bëj pak mea culpa këtu. Afatet që u vunë nga Brukseli ishin të tilla që duheshin për cilësinë e procesit. Kjo pati pasojë në cilësinë e konsultimeve me palët e ndryshme të interesit. Këto ja kam përcjellë edhe Brukselit”, tha Gonzato, teksa rikujtoi pritshmëritë e BE-së.

“BE pret që Shqipëria të adaptohet dhe zbatojë platformën sa i përket lirisë së shprehjes dhe medias. Konsultimi nuk është element i negociueshëm. Reformat s’mund t’ia dalin pa pjesëmarrjen e gazetarëve, medias dhe shoqërisë civile. Dhe ku do ishte vendi më i mirë për miratimin e kësaj, se sa Parlamenti?

Unë mirëpres angazhimin e kryetarit dhe zv.kryetarit për ta përdorur këtë platformë si platformë konsulitmi pë punën e komisionit”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.