AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja! Kushërira: Ishte plumb qorr…

by SHT Media
02/06/2025
in Kronikë
6
0
EMRI/Vrasja në Lezhë, viktima u gjet pa jetë brenda në automjeti
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.

Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.

Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.

Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.

15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.

I mituri, i marrë në pyetje nga hetuesit nuk është treguar bahkëpunues. Një vajzë e mitur, kushërirë e 15-vjaçarit po ashtu është marrë në hetim në gjendje të lirë për moskallëzim krimi. Ajo u ka thënë hetuesve ngjarja ka ndodhur jashtë lokalit dhe plumbi ka ardhur nga lart, pra plumb qorr.

Por pasi hetuesit janë konsultuar me bluzat e bardha, këndi i plumbit në qafë nuk ishte nga lart poshtë, por drejt. Në këtë pikë hetimi ka marrë rrjedhë tjetër dhe u zbulua e gjitha tentativa për ta fshehur ngjarjen. Arma atipike që u përdor nuk është gjetur.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.