• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Përballja PS-PD në Strasburg, Beleri në ndihmë të opozitës, akuza drejtësisë

19/06/2025
in Politikë
Përballja PS-PD në Strasburg, Beleri në ndihmë të opozitës, akuza drejtësisë

Në ditën e dytë të përballjes në komitetin e stabilizim asociimit BE-Shqipëri, formacionit të opozitës i erdhi në ndihmë edhe ish-kandidati i saj tashmë eurodeputet grek, Alfredi Beleri.

Si një njeri që e ka vuajtur mbi kurriz drejtësinë shqiptare, i qau hallin jo vetëm Sali Berishës e Ilir Metës, por edhe Erion Veliajt.

“Në Shqipëri sistemi i drejtësi është i kapur nga të njëjtët persona që po përpiqen ta reformojnë, qeveria e tanishme. Qeveria nëpërmjet gjyqësorit ja ka arritur të mbajë nën presion Berishën, udhëheqësin e opozitës, Meta është në burg dhe kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar. Ata kanë arrestuar Veliaj për atë që ka bërë gruaja e tij, jo për krime të tjera që kanë lidhje direkte me kryeministrin e vendit. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit, psh, rasti i zotit Gogu nuk u zgjodh deputet pasi në vend të tij u zgjodh një djali, babai i të cilit kishte para të blinte vota”, tha Beleri.

Nga ana tjetër, deputeti Toni Gogu tha:

“Të gjitha pretendimet për situatën e zgjedhjeve në Shqipëri po shqyrtohen nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri. Vullneti i popullit do të jetë i patjetërsueshëm”, tha Gogu.

Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve evropianë për të respektuar dhe mbështetur punën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë me në krye SPAK-un, demokratët nuk i kursyen kritikat.

“Nuk ka asnjë institucion të pavarur në vend, pasi partia në pushtet ka kapur çdo institucion, KQZ dhe Kolegji nuk bëjnë përjashtim nga ky fakt. Kemi një legjislativ që nuk ofron asnjë garanci për qytetarët dhe politikisht i motivuar. Udhëheqësit e opozitës janë mbajtur të arrestuar pa asnjë akuzë, apo pa dëshmi të saktë në gjykatë. Kemi akoma korrupsion në sistem, Reforma në drejtësi ka dështuar, pasi njerëzit po vuajnë. Nëse situate është e tillë 10 vite pas reformës, kjo situatë do të vijojë”, deklaroi Bylykbashi.

Socialisti Xhafaj e ftoi opozitën në amendime konsensuale të drejtësisë së re.

“Ne si mazhorancë i qëndrojmë fort reformës së 2016 dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Ne shpresojmë shumë që edhe opozita, si ne të vlerësojë punë e institucioneve të drejtësisë, sidomos me SPAK. Dhe të ulemi nën monitorimin e BE të adresojmë masat dhe rekomandimet për konsolidimin e reformës në drejtësi”, tha Xhafaj.

Ndryshe nga takimet e mëhershme, kësaj radhe nuk kishte asnjë tentativë për deklaratë të përbashkët të Komitetit të Stabilizim asociimit, pasi sipas PE qëndrimet e palëve ishin evidentet përsa i përket zgjedhjeve dhe një tjetër fakt lidhje me faktin që ky takim mbahej me deputetët shqiptarë të të legjislaturës së vjetër.

Më të lexuarat

  • A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    A po e humbet Trump përballjen me Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Party” në burgun e Peqinit! Zbulohen telefona, whiskey, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është Ahmad Vahidi, gjenerali i kërkuar nga Interpol që ka në dorë negociatat SHBA-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria “arratisja” e re e milionerëve amerikanë? Frika nga lufta ndryshon hartën e pushimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm “vrasje” e garës, por edhe falimentim: Si u katandis PD nga 100 mijë anëtarë në 50 mijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tenderët e AKSHI-t, Luan Basha në qendër të skandalit; dokumente false dhe miliona euro përfitime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në Serbi i gjithë populli në këmbë për të rrëzuar Vuçiçin… në Shqipëri votojnë Saliun

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump sinjalizon marrëveshje me Iranin, Teherani bën ofertën e madhe për programin bërthamor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!