AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

by SHT Media
09/03/2026
in Botë
6
0
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një investigim i publikuar nga gazeta italiane Corriere della Sera hedh dritë mbi një rrjet pronash luksoze të lidhura me familjen e udhëheqjes iraniane në Londër, të cilat sipas dyshimeve mund të jenë përdorur edhe për qëllime spiunazhi. Artikulli fokusohet te pasuritë e Mojtaba Khamenei-t, djali i udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, dhe mënyra se si ato janë blerë përmes rrjeteve të ndërmjetësve dhe kompanive offshore.

Sipas raportimit, Mojtaba Khamenei kontrollon një portofol pronash në kryeqytetin britanik me vlerë rreth 250 milionë euro.

Mes tyre përfshihen 11 vila luksoze në lagjen Hampstead, një zonë shumë ekskluzive e Londrës e njohur si “Rruga e Miliarderëve”, si dhe dy apartamente luksoze pranë rezidencës mbretërore Kensington Palace, ku jetojnë Princi William dhe Kate Middleton.

Por ajo që ka ngritur më shumë shqetësime tek shërbimet e inteligjencës është fakti se këto dy apartamente ndodhen më pak se 50 metra larg ambasadës së Izraelit në Londër.

Sipas një hetimi të Bloomberg, ato u blenë mes viteve 2014-2016 me fonde që dyshohet se vinin nga të ardhurat e naftës iraniane të siguruara duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare. Zyrtarisht, pronat rezultojnë të regjistruara në emër të Ali Ansari, një oligark iranian dhe mik i afërt i familjes Khamenei, i cili dyshohet se ka vepruar si “pronar figurant” për transaksionet.

Dy apartamentet pranë Kensington Palace sot vlerësohen rreth 60 milionë euro. Ato u blenë pak kohë pasi, në vitin 2013, përmes një kompanie guaskë të regjistruar në Isle of Man, u realizua edhe blerja e 11 vilave në Hampstead. Përfituesi përfundimtar i kompanisë ishte po Ali Ansari.

Qeveria britanike i ka ngrirë këto prona, pasi Ansari u vendos nën sanksione për shkak të dyshimeve se ka financuar Gardën Revolucionare të Iranit.

Dy apartamentet pranë Kensington Palace sot vlerësohen rreth 60 milionë euro. Ato u blenë pak kohë pasi, në vitin 2013, përmes një kompanie guaskë të regjistruar në Isle of Man, u realizua edhe blerja e 11 vilave në Hampstead. Përfituesi përfundimtar i kompanisë ishte po Ali Ansari.

Qeveria britanike i ka ngrirë këto prona, pasi Ansari u vendos nën sanksione për shkak të dyshimeve se ka financuar Gardën Revolucionare të Iranit.

“Ky nuk është thjesht një portofol pronash, por një platformë e përhershme vëzhgimi”, citohet të ketë thënë një burim i sigurisë për Daily Mail.

Shqetësimet janë shtuar edhe nga një zhvillim i fundit në Londër: vetëm pak ditë më parë, katër shtetas iranianë me pasaporta britanike u arrestuan nën dyshimin se po spiunonin objekte dhe figura të komunitetit hebre, veçanërisht sinagogat e qytetit. Autoritetet dyshojnë se aktiviteti i tyre mund të ketë qenë pjesë e përgatitjeve për një sulm antisemit, si hakmarrje për sulmet ajrore izraelito-amerikane ndaj Iranit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?

18/10/2026

FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

18/10/2026

Jepen masat për 31 protestues, “detyrim paraqitje” për të rriturit dhe “mbikëqyrje prindërore” për 9 të mitur

18/10/2026

Dhuna nuk është përgjigje e krizave, duhet maturi e dialog

18/10/2026

“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

18/10/2026

Protestat / Komuniteti Mysliman: Paqja dhe dinjiteti njerëzor mbi çdo dallim politik!

18/10/2026

Protestuesit i vënë flakën Komisariatit Nr.3, rrezikohen të paraburgosurit te ‘Mine Peza’

18/10/2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë dënon dhunën në protesta, bën thirrje për dialog dhe mbrojtje të të miturve

18/10/2026

Nga Parisi në Tiranë, gjurmët e Antifa-s në protestat e dhunshme! Çfarë zbulon investigimi?

18/10/2026

“Protestat të jenë paqësore”, Brukseli dënon dhunën: Vendi po shënon përparim të rëndësishëm drejt BE

18/10/2026

“Shyqyr që dole gjallë!”/ Momenti kur Policia shpëton qytetarin e dhunuar nga protestuesit e maskuar

18/10/2026

Protestuesit hedhin molotovë, përfshihet nga flakët një efektiv policie, detajet e para

18/10/2026

FOTO / Protestuesi dhunon me shkop druri policin, ç’po ndodh te sheshi “Skënderbej”

18/10/2026

Mos përdorni studentët si dekor romantik për djegjen e vendit!

18/10/2026

Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • VIDEO / Rikthehet “mitralozi” i fishekzjarreve, kush është i maskuari që sulmon Policinë dhe pse nuk është ndaluar?
  • FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.