AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga Parisi në Tiranë, gjurmët e Antifa-s në protestat e dhunshme! Çfarë zbulon investigimi?

by Alb Times
18/10/2026
in Politikë
6
0
Protesta, flet piktori dhe pedagogu i njohur Haliti: Jam me studentët, jo me ata me maska që bëjnë dhunë! (VIDEO)

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ku i ka rrënjët protesta e dhunshme në Shqipëri?

Një investigim i Fox News zbuloi se një rrjet ndërkombëtar organizatash komuniste dhe të së majtës ekstreme është infiltruar në protestat studentore në Francë, duke i shfrytëzuar ato për axhendë politike dhe ideologjike.

Taktikat janë të njëjta si në protestat në SHBA: amplifikimi i trazirave, thellimi i përçarjeve dhe projektimi i një tabloje kaosi. Fox News mundi të identifikojë rreth 50 organizata majtiste dhe komuniste të përfshira vetëm në Francë, duke zbuluar se, në të vërtetë, në protestat e studentëve, vetëm 1 në 3 protestues është i moshës së re.

Dhe e njëjta dorë fshihet nga Britania, India, Brazili, Italia e deri në Greqi. Të gjitha mbështeten nga një rrjet global propagande. Por jo vetëm kaq: një internacionale e re komuniste, me një agjendë konkrete veprimi.

Vetëm 4 ditë pas këtij shkrimi, një protestë me moton studentore nisi në Shqipëri. Emri më i lakuar i protestave në Evropë mban emrin Antifa, një lëvizje radikale e majtë, e njohur për trazira dhe dhunë kudo ku ajo përfshihet. Ajo fshihet pas termit “antifashist”, shkurt Antifa, dhe është baza bashkuese e lëvizjeve globaliste radikale, që kërkojnë lëkundjen e establishmentit politik.

Në SHBA, është de facto një nga lëvizjet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Jo më kot, presidenti Trump, një vit më parë, e shpalli organizatë terroriste. Kjo ishte hera e parë që një organizatë e brendshme shpallej e tillë brenda territorit amerikan. Por administrata Trump nuk e la me kaq. Ajo u kërkoi disa ambasadave të saj në botë dhe Evropë t’i hartonin një listë të organizatave të tilla të dyshuara. Mes këtyre misioneve diplomatike ishte edhe ambasada në Tiranë. Letra mbërriti në Tiranë në qershor, ndërkohë që edhe ministri i Jashtëm shqiptar u thirr në Uashington, edhe për këtë problem, në një takim ndërkombëtar kundër terrorizmit të majtë.

Të dielën, në daljen e tij të parë pas dhunës në bulevard, kryeministri Rama pranoi për herë të parë dorën e Antifa-s në dhunën e pesë ditëve, por ai ende nuk dha emra. Në Shqipëri, është ende herët për ta provuar në terren, por në kohët e luftës hibride, ajo ka lulëzuar fillimisht në rrjetet sociale.

Kjo llogari në rrjetet sociale, me emrin Antifa Tirana, e cila ka nisur funksionimin me protestën e flamingove muaj më parë, dukshëm mbështet dhe promovon rregullisht protestën e dhunshme në Tiranë.

Ndërsa ndjekësit e saj janë kryesisht llogari anonime apo të flamingove, të vetmit që nuk fshihen janë simpatizantët dhe anëtarët e Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorrit.

ABC News ka bërë gjithashtu një investigim të saj mbi mënyrën se si organizohet protesta e dhunshme. Sipas këtyre komunikimeve të protestuesve, zbulohet se si paraorkestrohet dhuna, molotovët ndaj policisë, madje flitet edhe për përdorimin e mjeteve ekstreme.

“Nëse doni që policia të tërhiqet, duhet të përzieni urinën dhe jashtëqitjet në një enë të madhe dhe më pas t’ua hidhni policëve.”

Djegia e bizneseve apo edhe e shtëpive është një skenar i parapërgatitur.

“Jepuni dajak. Prapë ne ju djegim shtëpitë dhe bizneset.”

Po ashtu, zbulohet se si përgatitet shantazhi ndaj figurave publike, me emra, të cilët nuk kanë reaguar ende në mbështetje të protestës së dhunshme, por kanë vendosur të distancohen duke qëndruar në heshtje. Sulmet ndaj këtyre figurave kanë nisur prej muajit qershor, duke i detyruar disa prej tyre të bëjnë dalje të sforcuara. E vetmja figurë publike që e provoi në kurriz Antifa-n ishte deputeti demokrat Balliu, i cili përfundoi i shtyrë prej tyre në Lanë. Burime mediatike thonë se elementet që e hodhën në Lanë ishin njerëzit e Arlind Qorrit.

Por, përtej rastit të Balliut, të gjitha indiciet tregojnë se dega shqiptare e Antifa-s është një lëvizje e cila e ka qëllim serioz anarkinë. Shqipëria e ka provuar njëherë anarkinë në vitin 1997. Në pesë ditët e fundit, ndryshimi i vetëm ka qenë se, fatmirësisht, s’ka pasur plumba dhe anarkia është izoluar vetëm në qendër të Tiranës. Atëherë, Sali Berisha akuzoi komunistët se qëndronin prapa revoltës. Por atëherë fytyra e së majtës ishte Fatos Nano. Sot, Antifa shqiptare është ende anonime. Paradoksalisht, mbështetësi i vetëm publik i saj është Sali Berisha./abcnews.al

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

18/10/2026

Protestuesit i vënë flakën Komisariatit Nr.3, rrezikohen të paraburgosurit te ‘Mine Peza’

18/10/2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë dënon dhunën në protesta, bën thirrje për dialog dhe mbrojtje të të miturve

18/10/2026

Nga Parisi në Tiranë, gjurmët e Antifa-s në protestat e dhunshme! Çfarë zbulon investigimi?

18/10/2026

“Protestat të jenë paqësore”, Brukseli dënon dhunën: Vendi po shënon përparim të rëndësishëm drejt BE

18/10/2026

“Shyqyr që dole gjallë!”/ Momenti kur Policia shpëton qytetarin e dhunuar nga protestuesit e maskuar

18/10/2026

Protestuesit hedhin molotovë, përfshihet nga flakët një efektiv policie, detajet e para

18/10/2026

FOTO / Protestuesi dhunon me shkop druri policin, ç’po ndodh te sheshi “Skënderbej”

18/10/2026

Mos përdorni studentët si dekor romantik për djegjen e vendit!

18/10/2026

Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura

18/10/2026

IDU reagon për protestat në Shqipëri: Të ndalet dhuna!

18/10/2026

Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar gjatë protestave

18/10/2026

“Godoja” le ta thotë çfarë kërkon!

18/10/2026

Protestuesit zhvendosen te “Zogu i Parë”, thyejnë xhama të bizneseve, djegin kosha dhe pengojnë ambulancën

18/10/2026

Protestat e dhunshme në Francë, Trump: Mbyllni kufinjtë!

18/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur
  • Protestuesit i vënë flakën Komisariatit Nr.3, rrezikohen të paraburgosurit te ‘Mine Peza’

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.