Protestuesit kanë hedhur molotov drejt Ministrisë së Brendëshme.
Hyrja kryesore e institucionit është përfshirë nga flakët.
Efektivët e policisë dhe forcat speciale që ndodheshin në ruajtje të objektit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin me fikëse dore.
Forcat e rendit po përpiqen të krijojnë një kordon mbrojtës për të parandaluar goditjet e tjera me molotov.
Burimi: Kronikë
