• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pas Valencias, alarm i kuq për stuhi në Barcelonë. Mbyllen autostradat, aeroporti “El Prat” nën ujë

04/11/2024
in Botë
Pas Valencias, alarm i kuq për stuhi në Barcelonë. Mbyllen autostradat, aeroporti “El Prat” nën ujë

Pas përmbytjeve katastrofike në Valencia që kanë marrë qindra jetë njerëzish, Barcelona është qyteti i radhës në Spanjë, ku është ngritur alarmi i  kuq për përmbytje, pasi fluturimet janë devijuar dhe aeroporti “El Prat” është zhytur në ujë, ndërsa janë mbyllur edhe disa nga autostradat.

Meteorologët kanë lëshuar një alarm të kuq për reshjet e shiut përgjatë bregut të Barcelonës, duke paralajmëruar për “rrezik ekstrem” dhe duke u thënë njerëzve që të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos udhëtojnë nëse nuk është rreptësisht e nevojshme.

Në mesazhin që ngre alarmin u bëhet thirrje njerëzve të shmangin çdo grykë ose kanal apo luginë. Rrugët sakaq janë bllokuar nga rrëshqitjet e baltës dhe niveli i lartë i ujit, me shoferët që janë filmuar teksa dëshpërimisht përpiqen të kthehen në shtëpi të sigurt.



Në aeroport, videot tronditëse tregojnë ujin që derdhet në parkingjet e makinave dhe po ashtu nga tavanet e terminalit kryesor, ndërsa udhëtarët shihen duke hequr këpucët dhe duke kaluar nëpër sallën e nisjeve.

Ministri i Transportit në Spanjë, Oscar Puente tha se operatori i aeroportit, “Aena”, devijoi 15 fluturime që do të uleshin në aeroportin El Prat mëngjesin e sotëm për shkak të një stuhie shiu që goditi zonën.

Shërbimet e trenave periferike të Katalonjës janë anuluar, ndërsa stacionet e metrosë dhe rrugët janë mbyllur gjithashtu pasi autoritetet po përpiqen të kufizojnë lëvizjet e njerëzve dhe të shmangin përsëritjen e katastrofës së javës së kaluar.

Ndërkohë, në Valencia, kërkimi i zymtë po vazhdon për trupat brenda shtëpive dhe mijëra makinave të rrënuara të shpërndara në rrugë, në autostrada dhe në parkime nëntokësore pas përmbytjeve vdekjeprurëse të javës së kaluar në zonat e populluara.

Qytetarë, vullnetarë dhe mijëra ushtarë dhe oficerë policie po ndihmojnë në përpjekjen gjigante të pastrimit nga balta dhe mbeturinat. Të mbijetuarit që kanë humbur gjithçka kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj autoriteteve, të cilët thonë se nuk arritën t’i paralajmëronin në kohë dhe ishin të ngadaltë në reagimin e tyre.

Zemërimi iu drejtua në formën më të ashpër mbretit të Spanjës, Felipe VI dhe Mbretëreshës Letizia dje teksa ata vizituan Paiportan, një nga qytetet më të goditura në Valencia.

Tensioni ishte i dukshëm pasi Mbreti doli nga automjeti për të ecur nëpër rrugët e rrethuara nga truproja, me protestuesit që hodhën baltë dhe objekte drejt tij dhe familjes mbretërore.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktivisti Dritan Alsela ‘skanon’ Agron Shehajn: Kali i Trojës së sistemit, rrijini larg! Është si Berisha në vitet ‘90

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aulona Bylykbashi 11 pasuri të paluajtshme me burim pagat, firmosi dhjetëra milionë euro tendera për njerëzit e krimit kur ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Putini gjithnjë e më shumë si një “Ajatollah”, shërbimi sekret forcon kontrollin mbi Rusinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Termet në Kadastër/ SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTO-LAJM/ Berisha thotë “nuk është e jona”, por njerëzit e PD zbarkojnë në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama ironizon protestën qytetare me dy foto: Më shumë njerëz në Fan Zone sesa në tubim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogan, ‘jeleku i shpëtimit’ i Melonit në samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mesazhet/ “Nuk vazhdohet më kështu, njerëzit janë mërzitur, t’a rifillojmë protestën në tetor, Diaspora vjen për Dhërmiun, ‘flamingot’ të dëshpëruar, deklarojnë fundin e revolucionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!