AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

by SHT Media
09/11/2024
in Botë
6
0
Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Pas fitores së Shtëpisë së Bardhë, republikanët siguruan edhe shumicën në Senat. Sipas ekonomistëve, rezultatet e zgjedhjet kanë ndikuar që bursa amerikane ta mbyllë javën me përfitime të larta të paparashikuara.

Bursa amerikane mbylli javën duke shënuar rritje të paparashikueshme pas konfirmimit të fitores së republikanit Donald Trump, çka tregon rritje të besimin se tani priten politika të favorshme për biznesin.



Ndërkohë Nevada, një tjetër shtet fushëbejtë, konfirmoi fitoren e republikanit Donald Trump. Ky është shteti i gjashtë fushëbetejë, nga shtatë sa ishin në tërësi në këto zgjedhje, që u fituan nga zoti Trump.

Rritja në bursën amerikane u ndikua edhe nga vendimi i Bankës Qëndrore e cila uli normat e interesit me një çerek përqindjeje, të enjten.

Kevin Nicholson, nga banka ‘Riverfront Investment’ thotë se ai mendon se bursa amerikane mund të vazhdojë të fitojë terren.

“Tregu mund të vazhdojë të rritet për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm. Mendojmë se jemi në mes të ciklit të rritjes. Për sa kohë që Banka Qëndrore vazhdon të ulë normat e interesit dhe të lehtësojë politikat monetare, ky është një lajm i mirë për investimet dhe siguron rritje më të lartë”, thotë zoti Nicholson.

Ndërkaq, ende pritet të shpallet rezultati përfundimtar për Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët kanë siguruar shumicën në Senat. Ata kanë 53 vende nga 100 ligjvënës që ka kjo dhomë e Kongresit. Ndërsa demokratët kanë 46 vende.

E vetmja garë deri pasditën e së shtunës, ku nuk është përcaktuar ende fituesi, është ajo për senatorin që do të përfaqësojë Arizonën. Demokrati Ruben Gallego ka epërsi prej 1.1 % kundrejt republikanes Kari Lake.

Republikanët janë në epërsi edhe në garën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 ligjvënës. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, deri pasditën e së shtunës, republikanët kanë siguruar 212 vende, ndërsa demokratët 200. Republikanëve iu duhen edhe 6 vende për të siguruar shumicën në dhomën e ulët të Kongresit, që nëse konfirmohet, i siguron Presidentit të zgjedhur Donald Trump mundësi të lehta për të miratuar legjislacione që përfaqësojnë zotimet që ka bërë gjatë fushatës, sidomos në lidhje me ekonominë dhe emigracionin.

Presidenti i zgjedhur Trump, gjatë fushatës ka paralajmëruar vënien e tarifave, jo vetëm ndaj rivalit kryesor Kinës, por edhe vendeve evropiane.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premtën se Bashkimi Evropian ka kompetencat për t’u marrë me çdo tarifë të mundshme që presidenti i zgjedhur amerikan mund të vendosë.

“Unë nuk mendoj se duhet të spekulojmë shumë për këtë çështje. BE-ja ka kompetencat për të bërë atë që është e nevojshme. Por ne të gjithë duhet t’u japim një mundësi bisedimeve fillimisht”, tha zoti Scholz pas një takimi jozyrtar të bllokut në Budapest.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu foli për rëndësinë e bashkëpunimit me Uashingtonit nën administratën e re republikane.

Një nga ndryshimet që mund të bëjë vetë blloku evropian është mundësia e zëvendësimit të gazit të lëngshëm rus (LNG) me atë nga Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë takimit në Budapest e kemi përmendur si temë me interes gazin e lëngshëm. Ne ende importojmë shumë gaz të lëngshëm nga Rusia dhe pse mos ta zëvendësojmë me gazin e lëngshëm amerikan, i cili është më i lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë. Kjo dhe deficiti tregtar janë diçka për të cilin mund të nisim një diskutim”, tha zonja Von der Leyen.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore se blloku 27-vendesh do të duhet të “paguajë një çmim të madh” pasi nuk blen mjaftueshëm eksporte amerikane dhe ka kërcënuar me tarifa 10% për të gjitha importet evropizane në Shtetet e Bashkuara./VOA

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.