• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Pas sherrit tenton të vrasë 33-vjeçarin me sëpatë, arrestohet bashkë me pronarin e lokalit

30/11/2023
in Kronikë
Pas sherrit tenton të vrasë 33-vjeçarin me sëpatë, arrestohet bashkë me pronarin e lokalit

Pas sherrit tenton të vrasë me sëpatë një 33-vjeçar, ngjarje e ndodhur për motive të dobëta, brenda në një lokal, por falë ndërhyrjes së policisë kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

Po ashtu vihet në pranga dhe një 44-vjeçar (pronari i lokalit ku ndodhi konflikti), pasi ka përkrahur 52-vjeçarin, duke prishur vendin e ngjarjes dhe duke dhënë deklaratë të rreme. 44-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas që luante lojëra fati në lokalin që 44-vjeçari e kishte përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen mjeti prerës (sëpatë) dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes 2 shtetasve, në një lokal, në lagjen nr. 4, Kavajë, kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. P., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokalin në pronësi të shtetasit E. D., ka tentuar të vrasë shtetasin I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, duke e goditur me mjet prerës (sëpatë), në kokë. 33-vjeçari, pas mjekimit në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.P., 52 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë;

E.D., 44 vjeç, banues në Kavajë (pronari i lokalit ku ka ndodhur konflikti), për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Pas konfliktit në lokalin e tij, ky shtetas ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se shtetasi I. Gj. ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Gjatë kontrollit në celularin e shtetasit E. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Kavajë, klient në këtë lokal, pasi edhe në celularin e tij gjetur të hapura faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Mjeti prerës (sëpatë), celulari i shtetasit E. D. dhe i shtetasit A. D. janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat

  • Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do kishte kushtuar shumë më shumë”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbrojti nderin”/ Adioni i “Ferma VIP” reagon sërish në rrjete sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!