AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Pas Rusisë dhe SHBA-së, Japonia ka një qeveri nacionalisto-konservatore

by SHT Media
04/10/2025
in Botë
6
0
Vendimi i fundit si president, Biden bllokon “pushtimin” japonez të industrisë së çelikut
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Rusisë dhe SHBA-së, Japonia bëhet superfuqia e tretë me një qeveri nacionalisto-konservatore

Nga Eljanos Kasaj*

Tokio,Japoni- Ish-Ministria e Sigurisë Ekonomike të Japonisë, Sanae Takaichi, ka bërë histori në skenën dhe politikën japoneze, pasi është zgjedhur kryetarja e re e Partisë Liberale Demokratike(LDP) në pushtet në raundin e dytë të votimit.

Gjatë zgjedhjeve partiake që u zhvilluan ditën e shtunë Takaichi mori 183 vota( ose 31.07%), ndërsa rivali i saj, Shinjiro Koizumi, djali i ish-kryeministrit Junichiro Koizumi, mori 164 vota(ose 27.84%)-duke kaluar kështu në fazën tjetër, ku Takaichi fitoi zgjedhjet e balotazhit me një diferencë prej 54% me 46%, duke e bërë atë udhëheqësen e konfirmuar të LDP-së.

Pasi humbi një balotazh kundër Shigeru Ishiba për të udhëhequr Partinë Liberale Demokratike vitin e kaluar, Takaichi, 64 vjeç, tani do të kërkojë miratimin nga Dieta Kombëtare për ta zëvendësuar atë si kryeministër. Kjo pritet pasi LDP është partia më e madhe në parlament, por nuk është e sigurt, pasi koalicioni qeverisës nuk ka më shumicën në asnjërën dhomë pas humbjeve në zgjedhjet gjatë vitit të kaluar nën Ishibën.

“Në vend që të jem e lumtur, ndiej sikur puna e vështirë fillon këtu”, tha Takaichi në një fjalim para kolegëve të saj ligjvënës të LDP-së dhe gazetarëve pas fitores së saj.

Një ish-ministre e sigurisë ekonomike,komunikimit dhe punëve të brendshëme, Takaichi e ka përmendur vazhdimisht Margaret Thatcherin si një burim frymëzimi, duke përmendur karakterin dhe bindjet e saj të forta të shoqëruara me “ngrohtësinë e saj femërore”.Ajo është gjithashtu pjesë e organizatës më të madhe ultranacionaliste japoneze Nippon Kaigi.

Ajo është një vizitore e rregullt në faltoren Yasukuni Jinja, e cila nderon të rënët e luftrave për Japoninë – përfshirë disa kriminelë lufte të ekzekutuar – dhe shihet nga disa fqinjë aziatikë si një simbol i militarizmit të saj të kaluar.

Takaichi është shprehur gjithashtu në favor të rishikimit të kushtetutës pacifiste të Japonisë së pas Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), për të njohur rolin e ushtrisë së saj në zgjerim dhe modernizim(sidomos rishikimin e nenit 9 të kushtetutës japoneze, i cili e ndalon Japoninë të hyjë në çfarëdolloj konflikt të armatosur). Ajo sugjeroi këtë vit që Japonia mund të formojë një “aleancë sigurie” me Tajvanin, ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike të pretenduar nga Kina, një lëvizje që pritet të rrisë tensionet në rajonin e Azisë së Paqësorit.

Në kuadër të politikave kombëtare ajo paraqitet si një konservatore-tradicionaliste duke kundërshtuar martesën e personave të të njëjtit seks dhe lejimin e çifteve të martuara të kenë mbiemra të ndryshëm, një çështje që ka mbështetje të gjerë publike në Japoni(sidomos në brezin e ri), por përballet me kundërshtim të fortë brenda qarqeve konservatore të shoqërisë(sidomos brezave tē vjetër).

Kriza e numrit rekord të turistëve dhe emigracionit me të cilin po përballet së fundi Japonia, duket se ka ka qenë një tjeter element kyç që ka ndikuar në zgjedhjen e kandidates konservatore.Ku gjatë një fjalimi të muajin e kaluar, ajo kritikoj ashpër turistët që shqelmojnë drerë të shenjtë që enden në Parkun Nara(një incident që bëri shumë bujë në Japoni), duke premtuar zero tolerancë ndaj të huajve me sjellje të keqe ose mos-rrespektim të normave kulturore japoneze.

Por janë politikat e saj ekonomike ato që duket se mund të krijojnë tronditjet më të mëdha. Ku si një mbështetëse e kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe dhe avokate e gjatë e politikave stimuluese “Abenomics” të ish-kryeministrit, Takaichi ka bërë thirrje për shpenzime më të larta të qeverisë në sektorin publik dhe ulje të taksave për të zbutur koston në rritje të jetesës dhe ka kritikuar vendimin e Bankës së Japonisë për të rritur normat e interesit. Ajo ka ngritur gjithashtu mundësinë e ribërjes së një marrëveshjeje investimi më të favirshme për Japoninë me SHBA-në, marveshja e fundit me të cilët uli tarifat ndëshkuese të Presidentit Donald Trump mbi mallrat japoneze në dëm të interesave ekonomik të Japonisë.

Fitorja e Sanae Takaichi-t, më shumë se sa thjesht një rrjedhoj e realiteteve gjeopolitike ose ekonomike , duket se është një tregues i qartë i revoltës popullore kundër rënies së vlerave morale, qytetare dhe familjare ,të cilat janë sulmuar si anjëhere më parë gjatë dekadës së fundit nga qarqet neoliberale,leftiste ose globaliste. Në një shoqëri post-revolucionit teknologjik, por me një kulturë me baza të forta në doket dhe traditat e vjetra, si shoqëria japoneze, ajo është një përgjigje e ashpër e realiteteve kaotike politike,ekonomike dhe sociale që Japonia(ashtu si gjithë bota) sot po kalon.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

16/09/2026

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së

16/09/2026

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026

Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

16/09/2026

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

16/09/2026

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së
  • Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK-së
  • PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin. Jo, ne s’e pranojmë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.