AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

by Alb Times
05/11/2026
in Politikë
6
0
“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

Foto: Politika

6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman.

Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës së reformave dhe zhvillimit.

“Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara”, deklaroi Hoxha.

Ministri theksoi se “Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian”.

“Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë. Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona”, tha Hoxha.

Për Ministrin e Jashtëm, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa.

“Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar”, tha ai.

Ministri i Jashtëm nënvizoi se gjatë gjithë këtij rrugëtimi, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne.

“Faleminderit Kryetarit Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor. Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund”, shtoi ai.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

05/11/2026

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

05/11/2026

I dënuar me dy vite burg dhe në arrati, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit! GJKKO e shqyrton sot kërkesën

05/11/2026

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

05/11/2026

“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

05/11/2026

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

05/11/2026

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

05/11/2026

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

05/11/2026

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

05/11/2026

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!
  • Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.