AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

by Alb Times
05/11/2026
in Kronikë, Sociale
6
0
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike.

Ai kërkon gjithashtu forcimin e masave për parandalimin e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit.

Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, në kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian thekson se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

“Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në qershor 2026”, thuhet në raport.

Një nga problematikat kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Komisioni Europian kërkon reforma institucionale, përfshirë bashkimin e AKU-së me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe qartësimin e kompetencave të inspektimit.

“Reformat institucionale janë të nevojshme, veçanërisht për bashkimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Për më tepër, ndarja e detyrave të inspektimit ndërmjet AKU-së dhe Inspektoratit të Përgjithshëm duhet të bëhet më e qartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për statistikat e inspektimeve, administrimin e të dhënave dhe transparencën”, thekson Komisioni Europian.

Raporti kërkon gjithashtu përmirësimin e zbatimit të legjislacionit për kontrollet zyrtare dhe sigurimin e burimeve të mjaftueshme administrative dhe financiare.

Shqetësime ngrihen edhe për laboratorët që kryejnë analizat e produkteve ushqimore, të cilët ende nuk janë përcaktuar sipas kërkesave të Bashkimit Europian.

“Laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar në përputhje me parimet e rregullores për kontrollet zyrtare. Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë, ende duhet të vendosen metoda të validuara të analizimit paraprak, për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe produktet përkatëse. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave”, thuhet në raport.

Komisioni Europian kërkon edhe forcimin e kontrolleve kufitare, ndërsa pikat aktive të kontrollit kufitar duhet të përafrohen me kërkesat e BE-së në momentin e anëtarësimit.

Një tjetër problematikë lidhet me mbetjet e pesticideve në ushqime dhe masat që merren kur konstatohen produkte që nuk përmbushin standardet.

“Për mbetjet e pesticideve, Shqipëria duhet ende të përmirësojë zbatimin e masave të marra në rastet e mospërputhshmërisë dhe të rrisë transparencën”, thekson raporti.

Në të njëjtin kapitull, Komisioni Europian kërkon përmirësimin e monitorimit të mbetjeve të pesticideve, ndërsa evidenton se Shqipëria duhet të hartojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit.

“Shqipëria duhet të zhvillojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit. Nuk është raportuar përparim për rregullat specifike për ushqimin e kafshëve dhe mbetet ende shumë punë për t’u bërë”, thuhet në raport.

Mangësi evidentohen edhe në sektorin veterinar, veçanërisht në gjurmueshmërinë e kafshëve, mbikëqyrjen e sëmundjeve dhe kapacitetet laboratorike.

“Gjurmueshmëria, analiza e mbikëqyrjes dhe kapacitetet laboratorike për patogjenë të veçantë nuk janë zhvilluar plotësisht, çka zvogëlon aftësinë e sistemit për të zbuluar herët prirjet e rrezikut, për t’u dhënë përparësi kontrolleve dhe për të demonstruar progresin”, konstaton Komisioni Europian.

Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria ende nuk ka ngritur një sistem në përputhje me kërkesat e BE-së për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet rrezikut të korrupsionit në inspektimet veterinare dhe fitosanitare. Komisioni Europian kërkon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit.

“Në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit synon të sigurojë llogaridhënie dhe qeverisje etike. Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht në inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Duhet të forcohen masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit”, thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Tags: KronikëKryesoretSociale
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

05/11/2026

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

05/11/2026

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

05/11/2026

I dënuar me dy vite burg dhe në arrati, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit! GJKKO e shqyrton sot kërkesën

05/11/2026

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

05/11/2026

“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik me dy viktima në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Një pjesë e godinës e pabanuar, priten verifikime për strukturën e pallatit!

05/11/2026

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

05/11/2026

Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë

05/11/2026

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

05/11/2026

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

05/11/2026

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

04/11/2026

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!
  • Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.