• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

10/01/2026
in Politikë
“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për keq menaxhimin gjendjes në të cilën ndodhen qindra banorë në qytetet e vendit. 

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se shqiptarët çdo vit përballen me të njëjtat probleme, zjarre në verë dhe përmbytje në dimër dhe sipas saj, fajtor nuk është vetëm moti, por politika e qeverisë. 

Ajo thekson se qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të fondit për kanalizime dhe ujitje, ndërkohë që fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se tre kontrata inceneratorësh. 

“Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh. Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë “adetin”, shkruan ajo. 

Deputetja gjithashtu citon të dhënat e Emergjencave Civile, sipas të cilave dëmet ekonomike nga fatkeqësitë arrijnë vlerën e 2 miliardë dollarëve, ndërkohë që qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. 

“Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar”, thekson ajo. 

Reagimi i Jorida Tabakut: 

Natyra si alibi e palezetshme 

Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: “natyra e pabesë”. Shqipëria ose shkrumbohet, ose përmbytet. 

Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh. 

Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë “adetin”. Kur lexon deklaratat “bujare” të qeverisë pas fatkeqësisë, përballë dorështrëngimit kriminal për të parandaluar, kupton thelbin e këtij sistemi: nuk është ngritur për qytetarët, por për klientët. 

Sipas vetë të dhënave të Emergjencave Civile, dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve. Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar. 

Skenat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar, nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji. 

Është tragjikomike: një qeveri që premton Inteligjencë Artificiale për prokurimet, që përdor “Diellën” për propagandë digjitale, kapet gjithmonë e papërgatitur nga një shi që çdo qytetar e sheh në telefonin e tij. Silleni fiks si një student ngelës që sajon barcaleta për të fshehur paaftësinë. 

Sot janë mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë të shkatërruara. Nesër do të jenë sërish. Sepse ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj. 

 

Më të lexuarat

  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!