• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

24/03/2026
in Botë
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

JD Vance mund të udhëheqë negociatat e mundshme të paqes me Iranin në emër të SHBA-ve, nëse bisedimet zhvillohen në Islamabad, bëjnë të ditur burime diplomatike, raporton The Guardian.

Sipas këtyre burimeve, udhëheqja ushtarake e Pakistanit po përpiqet të ndërmjetësojë dialogun mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Përpjekjet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një bisedë telefonike me Donald Trump lidhur me konfliktin.

Burimet thonë se një takim i mundshëm mes SHBA dhe Iranit mund të mbahet që këtë javë në Islamabad, me synim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur rreth një muaj më parë. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për vendin apo pjesëmarrjen e palëve.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raportohet se po përgatitet për një vizitë në Islamabad, ndërsa mbetet e paqartë nëse përfaqësues iranianë do të marrin pjesë.

Burime pakistaneze thanë se zëvendës presidenti amerikan, JD Vance, po propozohej si një kryenegociator i mundshëm nga pala amerikane nëse bisedimet do të vazhdonin, në vend të Witkoff ose dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i cili udhëhoqi negociatat bërthamore me Iranin para luftës.

Më të lexuarat

  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Futbolli i dha Europës një fitore të rrallë gjeopolitike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Telashe në Itali për Altin Dumanin, ish- kreu i SPAK paditet penalisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Veprimtaria e zezë e agjensive turistike Globus Travel e Cosmos Tours, terminale trafiku dhe hambar informacioni sensitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Magyar i mbylli derën, oligarku i “ONE” kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ultimatum udhëheqjes së Iranit: Shansi i fundit për një marrëveshje, para se t’iu pres kokat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Peshkimet’ e Ramës në kënetën e PD, figurat politike të opozitës që kaluan me Rilindjen, emrat dhe postet, joshje edhe me tendera e koncensione

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bulqizë, çfarë janë zgafellat e vdekjeve të mafies së kromit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Becchetti “fundos” Albcontrol, qeveria ç’regjistron shoqërinë publike! (Miliona euro të bllokuara në Bruksel)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Palasë/ “Biznesmenët” shqiptarë; si adoleshenta me hekra…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!