• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

27/02/2026
in Politikë
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje ministrat.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme, 26 shkurt, që zgjati 9-orë, e Edi Ramës me grupin parlamentar përfundoi me ndryshime në Këshillin e Ministrave.

Belinda Balluku la kabinetin qeveritar në dy funksionet, si zëvendëskryeministre dhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës, post të cilin e mbante që prej janarit 2019 ose për tre mandate.

Albana Koçiut, e cila mbante postin e ministres së brendshme, do të jetë numri dy i qeverisë ndërsa Enea Karakaci do të jetë ministri i ri i Infrastrukturës dhe energjisë. Ai ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023 ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme në këtë dikaster.

Besfort Lamallari largohet nga drejtësia për tu rikthyer në ministrinë e brendshme, aty ku më herët, ka shërbyer si zëvendësminister. Në krye të drejtësisë kalon Toni Gogu, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin.

Vetëm pesë muaj qëndroi Elisa Spiropali në krye të diplomacisë. Edi Rama e shkarkoi nga posti i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke ia besuar këtë dikaster Ferit Hoxhes, me një eksperiencë të gjatë në shërbimin e jashtëm.

Hoxha, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, drejton diplomacinë shqiptare në një moment vendimtar sa i përket anëtarësimit në familjen europiane.

Në qeveri nuk do jetë me as Pirro Vengu. Dikasteri i mbrojtjes iu besua Ermal Nufit, i cili mbante postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave. Ndërsa ka shërbyer dhe si këshilltar ligjor në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë.

Një prurje e re është Erjona Ismali. Deputetja e Vlorës do të jetë ministrja e re për marrëdhëniet me parlamentin.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!