AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

OPINION nga Fatbardh Kadilli: Duart që mbajnë çatinë që shembet

by SHT Media
21/11/2023
in Kryesore
6
0
OPINION nga Fatbardh Kadilli: Duart që mbajnë çatinë që shembet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatbardh Kadilli *

Politika shqiptare ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Nuk ka qenë kaq e varfër as në vitin ‘90, kur monizmit i shteroi dhe pika e fundit dhe kur demokracia ishte vetëm dëshirë dhe ende jo një qëllim. Politikanët që kanë pushtetin në secilin krah vlejnë politikisht më pak se byroistët e rreshkur të ‘90 dhe karriera është e vetmja dëshirë e ndjekësve pa qëllime.
Pushteti fshihet pas ofertës që zotëron, pas ofiqeve dhe parave publike me të cilat synon të kthej në klient këdo, rrogëtarët, biznesmenët, gazetarët, “opozitarët”, etj.

Opozita zyrtare nuk ka ofertë, nuk ka ofiqe dhe as para publike. Nuk favorizon dot, nuk emëron dot dhe nuk pasuron dot. Diku ia del të pasurohet për vete, por kjo e ekspozon edhe më keq, edhe më shëmtuar.
Normalisht do duhet të ishin në luftë, por sot po luajnë luftash që të funksionojnë në aleancë për të njëjtat objektiva. Të mbrojnë pushtetin e tyre si shumicë apo si pakicë në biznesin e përbashkët të politikës. Te asaj politike që sot pa vdes.
Ajo që bie më shumë dhe më keq në sy është opozita zyrtare. Misioni i saj është të organizojë dhe kanalizojë opozitarizmin ndaj pushtetit. Dy janë arsyet pse një njeri, apo shoqëri është në opozitë me pushtetin: e para se është kundër politikave të pushtetit dhe kërkon politika të tjera, ose se është kundër korrupsionit, abuzimit, padrejtësive të pushtetit.

Këtë të dytën sot po e bën drejtësia. Yjet e qeverisë së Ramës si Ahmetaj, Tahiri, Beqja, etj o janë në burg, o në arrati, o në derë të burgut. Edhe yjet e bashkive të Ramës, o dolën nga politika si të inkriminuar, o janë burgjeve. Pra opozita më e suksesshme, ajo që ia ka rrëzuar qeverinë dhe pushtetin Ramës është Drejtësia. Opozita do duhej të duartrokiste suksesin e drejtësisë. Duhet ta inkurajonte dhe trimëronte Drejtësinë. Por jo nuk e bën. Përkundrazi e godet e kërcënon drejtësinë. Pse? Drejtësia ia ka lehtësuar punën. Drejtësia ka kryer një nga dy detyrat e opozitës. Pse opozita nuk e gëzon fitoren e arritur nëpërmjet Drejtësisë? Pse opozita nuk përqendrohet tek detyra e saj parësore, të prodhojë alternativën e saj? Përgjigjja është e qartë. Ata që janë opozita zyrtare dhe mbajnë, apo dhe i përdorin si armë rrethanore kariget e parlamentit nuk janë të zotë të prodhojnë alternativë. Alternativë do të thotë se duhet të jesh i ndryshëm nga pushteti. Duhet të dalloj si plusi nga minusi. Kjo është e pamundur. Ata që kontrollojnë pushtetin mbi opozitën zyrtare janë njëlloj si ata që kontrollojnë pushtetin në qeveri. Prandaj as nuk kanë mundësi që ta plotësojnë detyrimin parësor, të bëhen alternativë. Për më keq, ata nuk gëzohen dot as nga suksesi i drejtësisë. Nga që janë njëlloj, frikësohen po njëlloj nga përballja me drejtësinë si ata në pushtet edhe ata në opozitë. Kjo i bën këta kundërshtarët të jenë bashkë. Pasi i venë flakën Parlamentit shkëmbejnë mesazhe e mesazherë për gjëmën e përbashkët. Ata e shohin se si me ngadalë sharra e Drejtësisë po pret trarët e kalbur të çatisë të kësaj politike të zvenitur. Ata kanë zgjatur duart që të mbajnë çatinë që po bie. E kot. Askush nuk do të shpëtojnë dot.

Si fundi i një epoke politike 30 vjeçare është rradha e Shqipërisë të jetojë atë që shoqëri të tjera demokratike e kanë kaluar para nesh. Ata që e kujtojnë operacionin e drejtësisë italiane, “mani pulite” – duart e pastra duhet të kujtojnë se asnjë nga ata politikanë që mbretëruan në Itali nuk mbijetoi dot. Asnjë nuk la dot një gjurmë të pastër në histori. Asnjë nga partitë që sunduan nuk mbijetuan dot. U shpërbënë ose mbetën si flamuj muzealë. Nuk është më as Demokristiania, as Socialistja, e as të tjera. Mani Pulite – godit një klasë politike gjysmë shekullore të lidhur me krimin, me biznesin, me paligjshmërinë me mijëra fije kapilare. Edhe klasa jonë politike, në mos 50 vjet, 33 po i bën dhe i ka të gjitha këto karakteristika, edhe më të dukshme edhe më të prekshme. Për shkak edhe të përmasës së vogël të vendit, të gjithë takohen në bllok, apo në Lalëz. Ka një prirje prej 1 dekade në Bullgari, Rumani, Kroaci, Maqedoni, etj, për ta pastruar politikën e këtij rajoni nga kapja që i kanë bërë dinosaurët. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Këtyre u ka rënë çatia, siç po shohim çdo ditë dhe këta përpiqen ta mbajnë lart me duar.

Ta kenë të qartë pushtetarët politik të të dy krahëve që kanë shteruar dhe janë rreshkur ashtu siç ishin rreshkur byroistët monist të ‘90. Ta kenë të qartë edhe nepsqarët që karrierën e kanë ëndërr. Harresa i pret të parët, zhgënjimi i pret të dytët. Çatia që po priten trarët, nuk mbahet me duar.

* Ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.