AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

NYT: Presion, dorëheqje dhe hetim penal, projekti i familjes Trump trazon Serbinë

by SHT Media
10/06/2025
in Botë
6
0
NYT: Presion, dorëheqje dhe hetim penal, projekti i familjes Trump trazon Serbinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike.

Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan qeverinë dhe si rrjedhojë, të afërmit e presidentit  amerikan.

New York Times ka shkruar një artikull të hollësishëm mbi çështjen duke hyrë në detajet e marrëveshjes dhe hetimit.

Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka një ujdi me qeverinë serbe për të ndërtuar një hotel me vlerë gjysmë miliardi dollarë dhe kompleks apartamentesh në qendër të Beogradit. Projekti përfshin edhe Organizatën Trump që udhëhiqet nga djemtë e presidentit, Eric dhe Donald Jr. pasi hoteli luksoz do të mbajë mbiemrin e familjes.

Në nëntor të vitit të shkuar, vetëm një javë pas fitores së  zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Trump, qeveria serbe hoqi menjëherë statusin si zonë kulturore e mbrojtur të Stafit të Përgjithshëm, pjesë e një kompleksi ushtarak që u dëmtua nga bombardimet e NATO- në vitin 1999. Gjashtë vite më vonë u shpall aset i mbrojtur kulturor.

Familja Trump planifikon të ndërtojë hotele dhe apartamente në këtë zonë, krah rrugës në qendër të  Beogradit ku ndodhen institucionet qeveritare.

Arkitektë dhe historianë të Institutit të Republikës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e quajtën vendimin të paligjshëm dhe me motiv politik. Disa deklaruan se iu bë presion nga shërbimet e  inteligjencës që të reshtnin së kundërshtuari projektin.

Shtatë muaj më vonë, projekti Trump është kthyer në një skandal në Serbi dhe shembull sesa larg është e gatshme të arrijë një qeveri për të përmbushur interesat financiare të familjes së presidentit. Njëkohësisht, nxjerr në pah shqetësimet se marrëveshjet e biznesit të familjes janë bërë edhe më të vështira për t’u ndarë nga vendimet zyrtare të Trump.

Asnjë nuk e di deri ku do të shkojë hetimi. Por një pyetje që është bërë publikisht lidhet me ministrin serb të financave, Sinisa Mali, nëse ai ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të mbështetur projektin ose të jepnin dorëheqjen. Mali ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleatit të Trump i cili është i ngarkuar me misionet speciale.

Trump ia ka vënë syrin kësaj ndërtese që në vitin 2013 dhe ideja iu rishfaq në mandatin e tij të parë  presidencial. Asokohe, Grenell, i cili merrej me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, nxiti liderët serbë që të merrnin parasysh që ta zhvillonin këtë hapësirë përmes investimit amerikan.

Pasi Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Grenell i tha Kushner që të merrte në dorë projektin dhe ndërkohë veproi si ndërmjetës i hershëm. Në vitin 2022 dhe 2023, Grenell u takua me Vuçiç ndërsa në vitin 2021, postoi foto krah Mali.

Afifinity Partners siguroi një koncension 99-vjeçar për këtë hapësirë, e cila mund të konvertohet në pronë dhe Serbia do të marrë 22% të fitimeve. Pas marrëveshjes, ekipi i avokatëve të Kushner vizitoi Seerbinë dhe ujdia është në shqyrtim.

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kundërshtoi ndryshimin e statusit të mbrojtur dhe drejtuesja, Dubravka Djukanovic, tha se duhet të ishte pronë publike. Në qershor të vitit 2024, ministri i financave i bëri presion asaj dhe një zyrtari tjetër të mbështesnin projektin ose të jepnin dorëheqjen. Pak pas kësaj, Djukanovic tha dorëheqjen.

Në nëntor 2024, qeveria serbe revokoi statusin. Drejtuesja e institutit, Estela Zivkov, dhe stafi e quajtën lëvizjen si shkelje serioze të ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe protestuan përmes një letre zyrtare. Zivkov tha se shërbimet e inteligjencës e telefonuan në orën 07:30 të mëngjesit të 18 nëntorit që e prisnin në Institut.

Edhe në dy telefonata pasuese, ajo “u këshillua me ngulm” që të hiqte dorë nga kjo. E palëkundur, ajo  dërgoi letrën e firmosur nga 50 zyrtarë të tjerë, drejt qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Ministri Mali nuk ka komentuar çështjen duke cituar se hetimi po vijon. Kompania e Kushner, Affinity Partners, thotë se marrëveshja po rishikohet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka minimizuar hetimin penal duke thënë se “nuk ka pasur ndonjë lloj mashtrimi.”

Është e paqartë nëse ishte letra e stafit ajo që nxiti hetimin penal. Drejtori i institutit u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje dhe më pas u akuzua për shpërdorim të detyrës në mes të majit. Ai ende nuk ka dalë para gjykatës.

Ian Brekke, avokati kryesor i Affinity Partners, kompanisë së Kushner, fluturoi menjëherë për në Beograd pas daljes së lajmit, sipas një burimi që ka folur në kushte anonimati dhe ka përshkruar çështje konfidenciale biznesi. Zyrtarët serbë i kanë thënë se ishte thjesht gabim administrativ, por ekipi i Kushner po vlerëson situatën.

Ndërkohë, hetimi i prokurorisë ka përparuar. Zivkov se u intervistua në fund të majit. Sipas zyrës së prokurorit, në listë ka edhe 34 emra të tjerë për t’u marrë në pyetje.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!
  • Bordello

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.