AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Nuk shkon vetëm qeveria në BE”, Leskaj thirrje Ramës e Berishës: Bashkëpunoni për intregimin!

by SHT Media
21/09/2025
in Politikë
6
0
“Nuk shkon vetëm qeveria në BE”, Leskaj thirrje Ramës e Berishës: Bashkëpunoni për intregimin!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministrja socialiste Valentina Leskaj në një intervistë për “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN dha një mesazh të fortë për mazhorancën dhe opozitën, të cilave u kërkoi bashkëpunim në kuadër të reformave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Leskajt çdo reformë apo nismë që kalon në Parlament duhet të marrë votat e të dy palëve pasi vendi ndodhet në një moment historik dhe bashkëpunimi opozitë-mazhorancë tregon qëndrueshmëri në sytë e BE-së.

“Do të dëshiroja që të gjitha reformat që janë shpallur dhe mbi të gjitha duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Parlamenti ynë të plotësojë të gjitha kriteret e një Parlamenti të demokracisë funksionale. Unë e di që nuk është një gjë e lehtë, sepse këtu sigurisht tango do dy. Dhe duhet ta kuptojnë thellësisht të dyja palët këtë. Natyrisht mazhoranca sa më e fortë të jetë, aq më shumë përgjegjësi ka. Dhe ajo që mazhoranca do bëjë dhe unë besoj dhe e dëshiroj që do bëj, është që të ketë sa më shumë përfshirje sepse kjo bëhet për interesat e vendit, jo thjesht integrimin se do shkojmë ne BE. Çdo reformë që bëhet në Parlament, që përfshin sa më shumë palët është më e qëndrueshme. Sepse vendimet që merren sot janë për një moment historik shumë të rëndësishëm. Ndaj vendimet që merren sot janë shumë afatgjata, kanë të bëjnë me dekada ndaj duhet të jenë shumë të qëndrueshme”, tha Leskaj.

Një thirrje të fortë Leskaj ia drejtoi opozitës së vendit, duke u kërkuar që të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që shqiptarët ua kanë besuar me votë, pasi Parlamenti sipas saj nuk është një foltore ku futesh, shan e fyen dhe largohesh.

“E dyta është që opozita duhet të kuptojë përgjegjësit që ka. Opozita është përgjegjësi. Ndonjëherë është edhe përgjegjësi më e madhe opozita. Unë kam qenë vetë në opozitë dhe kam qenë kryetare e Grupit Parlamentar. Dhe e kam parë këtë si përgjegjësi, jo si në vend që kur shkon në Parlament ti je komod se do vesh të kritikosh dhe shah e do ikësh. Dhe çështja e integrimit është, ka një shtrirje shumë të gjerë. Nuk vete qeveria në Europë. Ka përgjegjësinë kryesore për të bërë reformat por kjo është një përgjegjësi e të gjithë shoqërisë, edhe e qytetarëve të thjeshtë”, nënvizoi Leskaj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

05/11/2026

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

05/11/2026

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja
  • ‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.