AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

by Alb Times
05/11/2026
in Politikë
6
0
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e një tjetër hapësire komunikimi me studentët dhe pedagogët, përmes së cilës synon të zhvillojë dialog me të gjithë ata që kanë çështje dhe shqetësime për të diskutuar me qeverinë. Në  fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE-së për Shqipërinë, Sofia Moreira de Sousa, Rama bëri të ditur se platforma e re do të vihet në dispozicion që nesër, duke theksuar se ajo do të jetë e hapur për çdo student që dëshiron të ndërveprojë me të dhe përfaqësuesit e qeverisë. Kryeministri pretendoi se tre grupe studentësh janë penguar me dhunë, online dhe fizikisht, që të zhvillonin takime me të, të cilat sipas tij ishin parashikuar të mbaheshin pa kamera dhe pa praninë e mediave.

“Siç e kam paralajmëruar, nesër ne do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, që është një dritare e Dialogut dhe që u ofrohet të gjithë atyre që duan të ndërveprojnë me mua, qeverinë për çdo çështje që ata e shohin me rëndësi. Një dritare dialogu për çdo student që kërcënohet nga pseudostudentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe që u çojnë mesazhe të dhunshme kujtdo që mendon ndryshe, sillet ndryshe apo që guxon për të hedhur hapin e dialogut”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë pretendoi se tre grupe studentësh janë përballur me presion dhe bullizim, pasi kishin shprehur dëshirën për t’u takuar me të.

“Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë online dhe offline nga këta lloj pseudosh në përpjekjen e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, pa njoftim shtypi, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh me emra dhe mbiemra, të dekonspiruar, dreqi e mori vesh se si dhe më pas të bullizuar në ekstrem”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe dhunës, ndërsa kujtoi edhe angazhimin e tij në lëvizjet studentore kundër regjimit komunist.

“Një gjë dua të jetë e qartë: s’jam më student e pedagog, por vij nga ajo rrugë dhe bashkë me studentët kam dalë kundër një regjimi real, jo regjimi imagjinar, për të qenë i lirë për të thënë atë që dua dhe ku të dua. Kush mendon se me frikën, me kërcënimin, dhunën do ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe rrugëtimin tonë, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim”, deklaroi ai.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu masa ligjore, penale dhe administrative ndaj personave që, sipas tij, përfshihen në akte dhune, sulme ndaj policisë apo bllokim të rrugëve.

“Përkundrazi, do e marrë përgjigjen hap pas hapi, ligjërisht, siç po e marrin një nga një, edhe penalisht dhe administrativisht. Edhe ata që ngrenë dorën kundër policisë së shtetit dhe ata që bllokojnë rrugët dhe s’duan të dinë për dhjetëra mijëra të tjerë që janë në të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht në qytet”, nënvizoi Rama.

Tags: kryesoreKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

05/11/2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

05/11/2026

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

05/11/2026

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

05/11/2026

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës
  • Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.