AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

by Alb Times
05/11/2026
in Politikë
6
0
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka prezantuar në Komisionin e Shëndetësisë prioritetet e projektbuxhetit për vitin 2027, duke bërë të ditur se fondi për sektorin do të arrijë në 117.8 miliardë lekë, rreth 4.7 miliardë lekë më shumë krahasuar me planin e vitit 2026.

Nga buxheti i parashikuar, 84.2 miliardë lekë do të shkojnë për shëndetësinë dhe 33.5 miliardë lekë për mirëqenien sociale dhe ish-të përndjekurit politikë. Rreth 5.4 miliardë lekë janë parashikuar për investime në të dy sektorët.

“Për vitin 2027, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale parashikohet të arrijë në 117.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4.7 miliardë lekësh, krahasuar me planin e vitit 2026. Ky financim përfaqëson 12.1% të Buxhetit të Shtetit dhe rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto. Nga ky buxhet, 84.2 miliardë lekë parashikohen për sektorin e shëndetësisë dhe 33.5 miliardë lekë për mirëqenien sociale dhe ish-të përndjekurit politikë. Ndërkohë, shpenzimet e skemës së sigurimeve shëndetësore, të administruara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, parashikohen në 70.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 1.6 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2026. Për vitin 2027 parashikohen gjithashtu rreth 5.4 miliardë lekë investime në shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Dua të theksoj një element thelbësor: rritja e financimit duhet të shoqërohet me rritjen e efektivitetit të shpenzimeve”, tha ministrja.

Një nga zhvillimet kryesore të prezantuara është financimi për herë të parë i shërbimit PET-CT në sistemin publik, pranë QSUT-së. Për këtë shërbim janë parashikuar 250 milionë lekë, me synimin që rreth 2,500 pacientë të përfitojnë ekzaminimin pa pagesë.

“Për herë të parë parashikohet financimi i shërbimit PET-CT pranë QSUT-së në sistemin publik, me një fond prej 250 milionë lekësh për rreth 2,500 pacientë. Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për pacientët onkologjikë, pasi ndihmon në përcaktimin e shtrirjes së sëmundjes, vlerësimin e përgjigjes ndaj trajtimit dhe orientimin e vendimmarrjes klinike. Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke përfshirë përgatitjen e infrastrukturës, sigurinë radiologjike, kualifikimin e personelit dhe organizimin e shërbimit. Synimi është që pacientët përfitues ta marrin këtë ekzaminim pa pagesë në sistemin publik, pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet teknike, profesionale dhe të sigurisë”, tha Spahiu.

Gjithashtu, për zhvillimin e Institutit Kombëtar Onkologjik janë parashikuar rreth 2 miliardë lekë, ndërsa synohet trajtimi i rreth 6,200 pacientëve. Projekti do të mbështetet në bashkëpunimin me Institutin Kombëtar të Tumoreve të Milanos dhe do të synojë përmirësimin e diagnostikimit, trajtimit dhe koordinimit të shërbimeve për pacientët me sëmundje tumorale.

“Zhvillimin e Institutit Kombëtar Onkologjik, për të cilin parashikohet një financim prej rreth 2 miliardë lekësh dhe trajtimi i rreth 6,200 pacientëve. Synimi është krijimi i një modeli të integruar të trajtimit të pacientëve me kancer, ku diagnostikimi, trajtimi multidisiplinar, kujdesi klinik dhe kërkimi shkencor të funksionojnë në mënyrë të koordinuar. Fokusi i Institutit Kombëtar Onkologjik (IKO) do të jetë zhvillimi dhe konsolidimi i një sistemi kombëtar onkologjik të integruar, modern dhe të standardizuar, përmes bashkëpunimit strategjik me Institutin Kombëtar të Tumoreve (INT) të Milanos”, shpjegoi ministrja.

Në fushën e rimbursimit të barnave, fondi për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 14.5 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë që ishte në vitin 2026. Sipas ministres, skema mbulon rreth 400 mijë pacientë dhe lista e barnave të rimbursueshme përfshin 1,356 barna.

Kontrolle mjekësore pa kufizim moshe dhe vaksina të reja

Një tjetër ndryshim i njoftuar lidhet me programin e kontrollit mjekësor bazë (Check-up), për të cilin ministrja bëri të ditur se është hequr tavani i moshës, duke zgjeruar mundësinë e përfitimit edhe për të moshuarit. Për programin janë parashikuar 876 milionë lekë.

“Vijon programi i kontrollit mjekësor bazë për qytetarët mbi 35 vjeç, me një financim prej 876 milionë lekësh, tashmë përmes strukturave publike, pas përfundimit të kontratës së partneritetit publik-privat. Është hequr tavani dhe e ofrojmë check up pa limit moshë, të kujdesshëm për të mbuluar moshën e tretë, rreth 100 mijë kontrolle bazë më shumë.

Vijojmë gjithashtu mbështetjen për pacientët me diabet përmes rimbursimit të fishave të glicemisë për kategoritë përfituese, me një fond prej 174 milionë lekësh, si dhe financimin e paketës së stomës për rreth 770 pacientë, me 150 milionë lekë”, deklaroi Spahiu.

Ndërkohë, në programin e vaksinimit kundër HPV-së do të kalohet nga vaksina katërvalente në atë nëntëvalente, ndërsa në skemë do të përfshihen edhe djemtë. Parashikohet gjithashtu financimi i 20 mijë testeve molekulare HPV, me një fond prej 60 milionë lekësh.

Ministrja njoftoi edhe se gjatë vitit 2027 do të realizohet mbështetja me sensorë për fëmijët me diabet, një angazhim që nuk u zbatua për arsye teknike gjatë vitit aktual.

Në kuadër të forcimit të kujdesit parësor, për periudhën 2027–2029 synohet rindërtimi dhe rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

“Për vitin 2027 parashikohet financimi i vaksinave të kalendarit kombëtar për rreth 180 mijë fëmijë dhe vaksinimi kundër gripit sezonal për rreth 300 mijë persona. Një zhvillim i rëndësishëm është zgjerimi i vaksinimit kundër HPV-së, duke kaluar nga vaksina katërvalente në atë nëntëvalente dhe duke përfshirë edhe djemtë në program. Vaksina 9 valente e njëjtë me atë evropiane dhe ne po punojmë me ISHP për të zgjeruar numrin e përfitueshme për të evituar kancerin e qafës së mitrës. Po kështu, parashikohet financimi i 20 mijë testeve molekulare të HPV-së, me një fond prej 60 milionë lekësh”, shpjegoi ministrja Spahiu.

Mbështetje mujore për fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta

Në programin e mirëqenies sociale, një nga risitë kryesore është propozimi për mbështetje mujore për familjet me të ardhura të ulëta që kanë fëmijë nga 0 deri në 5 vjeç. Masa parashikohet të nisë në korrik 2027, me një fond prej 500 milionë lekësh për vitin e parë, i cili pritet të rritet në 1.1 miliardë lekë në vitet pasardhëse.

Për skemën e ndihmës ekonomike janë parashikuar 6.8 miliardë lekë, me synimin për të mbështetur rreth 59 mijë familje në nevojë. Ndërsa për bonusin e bebes fondi i planifikuar është 2.8 miliardë lekë.

“Krahas mbështetjes së menjëhershme për lindjen e fëmijëve, ne propozojmë një hap të ri dhe të rëndësishëm: mbështetje mujore për familjet me të ardhura të ulëta, nga 0-5 vjec, duke filluar nga korriku i vitit 2027. Kjo masë synon të ndihmojë familjet në përballimin e kostove të rritjes së fëmijëve dhe të japë një sinjal të qartë se familja mbetet në qendër të politikave tona. Për vitin 2027 parashikohet rritje e buxhetit në vlerën 500 mln lekë, në vitet në vijim do të jetë në vlerën 1,1miliardë lekë.

Po ashtu, vijojmë të mbështesim gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë përmes financimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këtë politikë janë parashikuar 870 milionë lekë për vitin 2027, 890 milionë lekë për vitin 2028 dhe 910 milionë lekë për vitin 2029, duke garantuar mbrojtje sociale dhe siguri për rreth 8,900 nëna shqiptare”, deklaroi Spahiu.

Një tjetër zë i rëndësishëm është mbështetja për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, për të cilën janë parashikuar rreth 19 miliardë lekë. Sipas projektbuxhetit, do të mbështeten rreth 99 mijë përfitues.

Gjithashtu, do të ngrihet Platforma Kombëtare e Mbështetjes për Familjet Ekstremisht të Varfra, e cila synon të adresojë nevojat e 2,763 familjeve në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe organizata të tjera.

Dyfishim i pagesës së rojës për mjekët e urgjencës

Në projektbuxhetin e vitit 2027 është përfshirë edhe një fond shtesë prej 300 milionë lekësh për dyfishimin e pagesës së shërbimit të rojës për rreth 400 mjekë të urgjencës.

“Në projektbuxhetin e vitit 2027 është përfshirë gjithashtu një financim shtesë prej 300 milionë lekësh për dyfishimin e pagesës së shërbimit të rojës për rreth 400 mjekë të urgjencës. Kjo masë është një vlerësim konkret për profesionistët që përballen çdo ditë me aktivitet intensiv dhe përgjegjësi të lartë. Kjo është një kërkesë e kahershme edhe në komisionin e shëndetësisë”, tha Spahiu.

Projektbuxheti parashikon gjithashtu zgjerimin e shërbimeve për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe neurozhvillimit, si dhe zhvillimin e shërbimeve të geriatrise dhe kujdesit paliativ në disa spitale bashkiake.

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

05/11/2026

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

05/11/2026

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

05/11/2026

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

05/11/2026

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

05/11/2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

05/11/2026

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

05/11/2026

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

05/11/2026

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

05/11/2026

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

05/11/2026

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

05/11/2026

Apo do të bëhet si në Serbi?!

05/11/2026

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

05/11/2026

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

05/11/2026

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi
  • Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.