AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

by SHT Media
05/03/2026
in Botë
6
0
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan
6
SHARES
305
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

​Një incident i rëndë ushtarak ka vënë në lëvizje sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe ka ngritur alarmin në rajonin e Mesdheut. Një raketë balistike, e nisur nga territori i Iranit, ka përshkuar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të neutralizohej në prag të hapësirës ajrore turke. Edhe pse Irani ka mohuar se Turqia ishte objektivi i sulmit, duke lënë të kuptohet se shënjestra mund të ketë qenë Qiproja, mbetjet e antiraketave ranë brenda territorit turk, duke shkaktuar reagime të menjëhershme diplomatike dhe ushtarake.

​Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, gazetari shqiptar në Izmir, Sokol Brahaj, ka zbërthyer prapaskenat e kësaj ngjarjeje dhe gatishmërinë e shtetit turk përballë kërcënimeve të tilla. “Ditën e djeshme në orën 8 të mëngjesit, radarët e NATO-s në Mesdhe kanë asgjësuar një raketë balistike e nisur nga Irani. Raketa ka kaluar vijën ajrore të Sirisë dhe Irakut, dhe është asgjësuar në hapësirë, diku 20 km në vijë ajrore jashtë Turqisë, ndërkohë antiraketat kanë rënë në Turqi”.

​Pas ngjarjes, autoritetet turke lëvizën me shpejtësi për të kontrolluar narrativën dhe për të shmangur panikun e shkaktuar nga dezinformimi në rrjetet sociale. “Drejtoria e Komunikimit e Presidencës turke u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë videove të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale në mediat sociale sepse çdo gjë është nën kontroll dhe se shteti turk ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i fortë për t’u mbrojtur nga çdolloj ndërhyrjeje apo sabotazhi”.

Sipas gazetarit, gjatë një iftari me komandot turke, Presidenti Erdogan deklaroi prerë: “Ne nuk ia lëmë rastësisë mbrojtjen e atdheut. Nuk e lëmë asgjë në dorë të fatit.”

​Një pikë kyçe e diskutimit ishte progresioni i jashtëzakonshëm i industrisë turke të mbrojtjes. Brahaj vuri në dukje se në stërvitjet e fundit në Gjermani, aleatët e NATO-s mbetën të befasuar nga teknologjia turke.

​“Turqia ka kaluar 100% në prodhimin vendas, ka ecuri të paparë, avionë pa pilotë dhe teknologji të përparuar ushtarake. Por ne dimë shumë pak për këto zhvillime nga inteligjenca ushtarake”.

​​Në ditën e gjashtë të luftimeve, ku tensionet mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit janë në kulm, Turqia është në alarm maksimal. “Që nga dita e parë e sulmeve, institucionet mbrojtëse turke, ushtria, xhandarmëria dhe inteligjenca janë në gatishmëri të lartë dhe gati për çfarëdo që mund të ndodhë”.

Brahaj thekson se raportet me SHBA mbeten jetike, pasi “Inteligjenca amerikane e di që nuk i mjafton vetëm Izraeli për të qenë në Lindjen e Mesme”. ​Ashtu si në rastin e Ukrainës, Turqia synon të mbetet një aktor neutral dhe negociues mes palëve, duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.