• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk ishim gati në Himarë”, Baçi:Kandidati doli me urgjencë. Pa Berishën në fushatë opozita nuk fiton!

06/08/2024
in Politikë
“Nuk ishim gati në Himarë”, Baçi:Kandidati doli me urgjencë. Pa Berishën në fushatë opozita nuk fiton!

I ftuar në studion e RTSH-24 deputeti demokrat Luan Baçi ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur në zgjedhjet e pjesshme në Himarë dhe sfidat e ardhshme të opozitës shqiptare.

Deputeti demokrat tha se zgjedhjet në Himara ishin grabitje e radhës nga qeveria.

“Nuk e them këtë për retorikë se mund të gjykoni që këta të opozitës këtë punë kanë gjithmonë që humbasin zgjedhjet , por në fakt po i grabit dhe po i vjedh dhe ne i kemi bërë publike të gjitha rastet që kemi konstatuar në vjedhjen e këtyre zgjedhjeve të pjesshme”.

Por Luan Baçi ka pranuar se opozita është gjetur të papërgatitur për zgjedhjet në Himarë, sikurse tha dhe vetë ai, duhet të ishte bërë prezantimi i strukturave dhe i votuesve me kandidatin më shpejt, dhe jo me urgjencës.

Deputeti i PD-së, u shpreh se zgjedhjet e Himarës duhet të shërbejnë si mësim për opozitës, se pa kryetarin e PD-së, liderin e opozitës në teren, PD-ja nuk i fiton dot zgjedhjet e 2025.

Rama, tha ai, nuk e ka dashur fitoren e opozitës në Bashkinë e Himarës, i iku situata nga duart, ndaj përdori dhunën dhe duke gjetur mënyra të çuditshme dhe të pa imagjinuar për të eliminuar fitoren e saj.

“Rama ndërhyri dhunshëm duke arrestuar në mënyrë të paligjshme pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit kandidatin e atëhershëm të bashkisë z. Beleri. Edhe pse ishte i arrestuar , procesi zgjedhor vazhdoi dhe serish fitoi kandidati i opozitës. Duke parë këtë që ndodhi Rama nuk lejoi betimin e kryetarit të Bashkisë duke u futur dhe në konflikt të ashpër me ndërkombëtarët dhe me BE vetëm si e si mos të lejonte fitoren e z. Belerit. Ramës i duhej Himara dhe ndaj nuk donte që ta dinte fare se prishte raportet”.

Duke iu rikthyer garës së fundit për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, deputeti demokrat deklaroi se mbështetja për kandidatin Petro Gjikuria ka qenë e madhe nga e gjitha opozita, por sipas tij, kandidati duhet të ishte prezantuar më shpejt si nga subjektet politike por dhe me qytetarët.

“Kandidati duhet të ishte prezantuar më shpejt që strukturat e PD-së , pavarësisht se kandidati ishte nga PBDNJ, ne e dimë mirë që fuqia më e madhe e votës si në gjithë Shqipërinë, janë votat e PD-së. Pra ishte një kandidat që doli me urgjencë për arsye se nuk kishim informacion, nuk kemi qenë të gatshëm sepse nuk mund të gjenim kandidatin ku se dinim që mund të kishim zgjedhje apo do të vazhdonte procesi gjyqësor për z. Beleri. Pra në këtë drejtim ka qenë përpjeka e Ramës për të dëmtuar opozitën duke e gjetur të papërgatitur duke mos ditur as datën e zgjedhjeve”.

Në analizën e tij deputeti Baçi tha se opozita dhe PD-së në përgjithësi duhet t’i bëhet mësim dhe për 2025. Pa kryetarin e PD-së , liderin e opozitës në teren PD-ja nuk i fiton dotë zgjedhjet në vitin 2025.

“Opozita nëse do që ti fitoi zgjedhjet e 2025 duhet të ketë vetëm dy gjera parasysh në kërkesat e saj të pa negociueshme . Së pari qeveri teknike gjashtë muaj para zgjedhjeve pa Ramën kryeministër dhe më e rëndësishmja është që kryetari i PD-së, Sali Berisha të jetë në fushatë”.

Gjithashtu deputet Baçi ka folur dhe për kartat e Identitetit që ishte të skaduar dhe si rjedhoi më shumë se 6 mijë persona nuk patën mundësi të votonin.

“Qeveria dhe kryeministri i kishin në dorë zgjidhjen duke nxjerr një akt normativ të shpejt duke i lejuar çdo person me kartë identiteti të skaduar që të merrte pjesë në procesin e votimit”.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!