AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

by Alb Times
26/11/2026
in Politikë
6
0
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, deputetja e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali bëri edhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ajo është monitoruar edhe në kafet që dilte, ku sipas saj ky veprim është kryer nga institucionet përkatëse. Gjatë fjalës së saj, deputetja tha që kolegë të saj kanë frikë të dalin nga shtëpia, pasi survejohen në mënyrë të rregullt në çdo lëvizje që ato bëjnë.

“Në këto muaj të “puçit”, unë kam ndierë dhe kam përjetuar dhe kam bërë një eksperiment social psikologjik. Mekanizmat e shtetit përdoren kundër individit. Duke u nisur nga fati që sapo dal nga shtëpia, më monitoronin edhe kafet ku dilja. Të gjitha do të dalin. Është dramatike, por jo serioze. Vetëm për shkak të qëndrimeve të mia, që kanë qenë të hapura, edhe kafet ishin të monitoruara. Deputetë të trembur nga vetja dhe njëri-tjetri. Unë jam ish-kryetare e Kuvendit dhe përdoren këtë mekanizma kundër meje.

Ka pasur raste kur ndërkombëtarë janë vënë në presion publik për takimet. Janë nxjerrë foto të takimeve. Të gjitha institucionet ligj-zbatuese më monitoronin. Ky është një lloji “play-book” i vjetër, që duhej ta kishim tejkaluar. Këtë dua të nxjerr në pah. Në vend që ne t’u japim shpresë të rinjve që dalin në protestë dhe të flasim se çfarë do të bëjmë me këtë brez, ne zgjedhim të bëjmë akte normative për gjoba. Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia, me kë konsumojnë kafen”, ishin fjalët e Spiropalit.

Ajo është ndalur të flasë edhe për protestën e ashtuquajtur “Flamingo”, duke u shprehur se është një e tillë, në rast se dëshiron më shumë liri. Sipas saj, nga ana e PS-së, ajo është shpallur si “Flamingo e Parë”.

“Këtu nuk është çështja e anëve të errëta apo të ndritura. Por të bëjmë diçka të ndritur për brezat që do të vijnë. Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike. U konsiderua në atë mbledhje qëndrimi im ndaj protestës së dhunshme, arsye që unë të shpallesha Flamingo e parë. Unë nuk kam frikë, e kam për nder të jem Flamingo. Nëse të duash që të kesh më shumë liri dhe më pak kontroll është të jesh Flamingo, unë jam Flamingo. Po e ngre qafën dhe po them që jam Flamingo. Nëse mos ta konsiderosh opozitën si armik për t’u përçarë, por si partner për t’u ulur në tryezë dhe për të folur për Shqipërinë të bën të jesh Flamingo, po unë jam një Flamingo”, u shpreh Spiropali.

Më tej, Spiropali ka shprehur edhe “shqetësimin” e saj për të ardhmen e kryeministrit Rama. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, me qeverisjen e tij, Rama po rrezikon emrin dhe veprat e tij, duke theksuar se kjo është e papranueshme. Gjithashtu, deputetja thotë se nuk është “tabu” ikja, duke referuar këtu edhe një largimi të Ramës, por merr shembull edhe qëndrimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokretike.

“Na ka zët dhe na ka përzënë. Njeriu Edi Rama që erdhi në krye të PS-së me flamurin e të rinjve, progresit dhe Europës, që i fliste këtij brezi që donte ndryshim. Edi Rama rrezikon që emrin e tij, veprat e tij, punën që ka bërë, reputacionin e tij, qeverisjen e tij ta fshijë historia, është e papranueshme. Çfarë tabuje është të ikësh?! E kanë bërë si të jetë gjëja më e vështirë në botë, çfarë janë këta, bajlozë? Nga opozita po flitet se ikja e Berishës do të ishte fatalitet për demokracinë. Edhe në anën e pushtetit, zgjidhjet politike as nuk konsiderohen. Le të dalin skandalet, të njëjtat emra do të rrinë.

Dorëheqja është zgjidhje politike, nuk jam ajo që i përcakton këto. Unë kam bërë thirrje për zgjidhjet politike. Autokracitë përforcohen, demokracitë konsumohen. Ne po hymë në logjikën e autokracisë, ky është problemi im. Ne do të shkonim në modelin e demokracive perëndimore. E vetmja zgjidhje dhe zgjedhje e Shqipërisë është integrimi në BE, por nuk është pasqyrë, një fytyrë për ne dhe një për Evropën.  Nuk është të tallesh me standardet dhe proceset politike. Nga zgjedhjet e parakohshme, ulja me opozitën, dorëheqja, janë zgjidhje politike. Unë shoh një proces që është edhe më problematik. Unë shoh rrugën që kemi nisur, edhe nga eksperienca ime personale”, tha më tej ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetja Elisa Spiropali u përjashtua më 24 nëntor nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë rrjedhimisht si deputete e pavarur.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, socialistët votuan pro përjashtimit të Spiropalit. Të vetmit që abstenuan ishin deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi.

Nga Asambleja e PS-së e mbajtur më 14 nëntor, kryeministri dhe kryetari i partisë Edi Rama, e përjashtoi Spiropalin dhe ish-deputetin Plarent Ndreca nga të gjitha forumet drejtuese.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026

Nga kredia e Ballës te vila 15 milionë euro në Itali, sherr mes Manjës dhe Shehajt: Tregoju protestuesve si i fitove paratë!

26/11/2026

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

26/11/2026

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

26/11/2026

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nuk e paragjykoj partinë e re, por…
  • “Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.