• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Nuk e pranojmë rezolutën që nuk dënon Hamasin”, SHBA vendos veton në OKB

05/06/2025
in Botë
“Nuk e pranojmë rezolutën që nuk dënon Hamasin”, SHBA vendos veton në OKB

Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm” midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza dhe akses të papenguar në ndihmat në të gjithë enklavën e shkatërruar nga lufta. 14 vendet e tjera në këshill votuan në favor të draftit, ndërsa një krizë humanitare ka përfshirë enklavën me më shumë se 2 milionë banorë, ku uria është në prag dhe ndihma ka ardhur vetëm që kur Izraeli hoqi bllokadën 11-javore muajin e kaluar.

“Kundërshtimi i SHBA-së ndaj kësaj rezolute nuk duhet të na befasojë. Është e papranueshme për atë që thotë. Është e papranueshme për atë që nuk thotë. Dhe është e papranueshme për mënyrën se si është paraqitur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta: Ne nuk do të mbështesim asnjë masë që nuk dënon Hamasin. Ajo nuk bën thirrje që Hamasi të çarmatoset dhe të largohet nga Gaza”, tha Dorothy Shea, Përfaqësuese e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Votimi në Këshillin e Sigurimit erdhi ndërsa Izraeli vazhdon me një ofensivë në Gaza, pasi i dha fund një armëpushimi dy-mujor në mars. Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se sulmet izraelite vranë 45 persona të mërkurën, ndërsa Izraeli tha se një ushtar vdiq në luftime. Ambasadorja e Britanisë në OKB, Barbara Woodward, kritikoi vendimet e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionet e saj ushtarake në Gaza dhe për të kufizuar rëndë ndihmën humanitare si “të pajustifikueshme, joproporcionale dhe kundërproduktive”.

Izraeli ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim të pakushtëzuar ose të përhershëm, duke thënë se Hamasi nuk mund të qëndrojë në Gaza. Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, u tha anëtarëve të këshillit që votuan në favor të draftit: “Ju zgjodhët paqësimin dhe nënshtrimin. Ju zgjodhët një rrugë që nuk çon në paqe. Vetëm në më shumë terror.”

Hamasi dënoi veton e SHBA-së, duke e përshkruar atë si shfaqje të “paragjykimit të verbër të administratës amerikane” ndaj Izraelit. Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit kishte kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe të tjerët.

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!