• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

11/03/2026
in Politikë
“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

Deputeti i PS, Blendi Klosi komentoi rastin e Belinda Ballukut dhe vendimin për të mos lejuar arrestimin e saj. Pyetjes së gazetarëve nëse kanë ndryshuar qëndrim në raport me SPAK, Klosi iu përgjigj se PS është ajo që e ideoi reformën në drejtësi dhe do vijojë ta mbështesë. Ai theksoi se në asnjë rast nuk do e bllokojnë hetimin e SPAK, ndërsa pjesa tjetër është një vendimmarrje e Kuvendit.

“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit, nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor, të tjerat janë raporte që i takojnë Kuvendit, në asnjë rast s’do kemi pengim të hetimi, koment për hetimin”, tha Klosi.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka njoftuar edhe se më 21 mars do të`zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialsite.

Klosi tha se procesi do të nisë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe forumeve lokale të partisë, si edhe  strukturat e partisë në diasporë.

“Ky proces do të fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave. Do të shkojmë në zgjedhjen e forumeve lokale të Partisë Socialiste, një proces i cili tashmë është bërë i çdo dy vitshëm në Partinë Socialiste dhe është një proces i riforcimit të të gjithë strukturës së Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Është një proces i cili thashë do të përfshijë të gjithë forumet e Partisë Socialiste, të zgjedhurit e saj. Do të shtrihet në çdo qelizë të partisë në të gjithë vendin. Në mbledhjen  e datës 21 ne do të kemi diskutime në për përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të Partisë Socialiste. Një proces që gjithmonë do t’i hapë rrugën dhe zgjedhjeve të reja, por po ashtu dhe atë anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, që gjithmonë kanë kërkuar rifreskim, dhe për më tepër që të gjitha këto bëhen në vitin e 35-të të jetës së Partisë Socialiste. 12 qershori i këtij viti shënon 35 vjetorin e Partisë Socialiste dhe gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim të të gjithë kontributeve të anëtarësisë së Partisë Socialiste, themeluesve, kontributorëve, natyrisht anëtarëve të rinj të partisë. Statuti përcakton zgjidhet në forumet lokale të partisë, vendore të partisë dhe prandaj i gjithë procesi do të kanalizohet në zgjedhjet e organizatave, zgjedhjet e drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste, por natyrisht edhe me një dimension të ri që tashmë nga zgjedhjet e kaluara ne e kemi evidentuar jashtëzakonisht të rëndësishëm për funksionimin e brendshëm të partisë që është partia në diasporë. Do të ketë një vendimmarrje dhe përsa i përket shtrirjes së strukturave lokale të Partisë Socialiste dhe organizimit të strukturave dhe në degët tona në diasporë dhe kryesisht në vendet ku ne kishim edhe numrin më të madh të votave. Mos harrojmë Partia Socialiste pati një sukses të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit nga vota e diasporës dhe kësaj vote ne do t’i natyrisht do t’i përgjigjemi me një organizim strukturor atë që ne e kemi në gjenezën tonë. krijimin e strukturave tona kudo që shqiptarët ndjekin, votojnë, mbështesin Partinë Socialiste”, tha Klosi.

Më të lexuarat

  • SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas bllokimit të pjesshëm

    SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas bllokimit të pjesshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet Akademia e Arteve Marciale në Bilisht, mundësi e re për fëmijët dhe të rinjtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kriteret për kreun e ri të PD, mesazh për Salianjin”, analisti: Berisha kërkon votë plebishitare dhe parti besnike rreth tij, i intereson imazhi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vrau me thikë 3 djem dhe 1 vajzë në një qendër kujdesi për fëmijë, gjykata dënon me vdekje autorin në Ugandë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Masakra me dherat/ Ku janë Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Regjistrohen 17 tërmete brenda 24 orësh pranë “Area 51” në Nevada, shqetësime dhe spekulime për testim të armëve nëntokë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pranverë me dëborë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Starmer akuza Iranit: Dëshiron dëmtimin e hebrenjve britanikë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!