AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

by SHT Media
16/03/2026
in Kronikë
6
0
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë në Romë. Banorët e zonës tashmë e quajnë atë segment “rruga e Ilarias”.

Prindërit e saj, Flamur dhe Gëzime Sula, kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Siç raportojnë mediat italiane, nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai rregullon lulet përreth. Në mermerin e zi është gdhendur një mesazh prekës: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”.

Për nënën e Ilarias, një vit pa vajzën është vetëm boshllëk. E pikëlluar, ajo shprehet për Il Messaggero, se pas tragjedisë nuk janë më të njejtët.

“Jeta jonë u ndal më 2 prill. Kur të marrin një vajzë, të marrin arsyen e jetës. Nuk jemi më njerëzit që ishim. Atë ditë na vranë edhe ne”, shprehet ajo.

Babai nga ana tjetër shprehet se e bija ëndërronte një të ardhme të ndritur.

“Ajo studionte Statistikë dhe do të diplomohej në tetor. Donte të punonte në fushën financiare. Kishte shumë plane për jetën”, thotë Flamur Sula.

E pyetur se çfarë kujton nga ajo ditë kur mori vesh lajmin për të bijën, Gëzime Sula shprehet se kur mori vesh lajmin nuk po e besonte.

“Kur na thanë se e kishin gjetur, nuk doja ta pranoja që ishte e vërtetë. I thashë Flamurit: ‘Ndoshta gabohen.’ Nuk ishte. Herën e fundit që folëm ishte më 25 mars. Po planifikonim fundjavën tonë në Terni së bashku. Orarin e trenit, takimin për te parukria dhe pastaj pazarin e pasdites, si nënë e bijë. I kisha blerë një pulovër disa ditë më parë, e kishim zgjedhur së bashku në telefon. Është ende në sirtarin e saj. Nuk doja ta jepja. Gjithçka mbeti ashtu siç ishte në dhomën e saj: dollapët, krevati, fotot, lodrat prej pelushi. Gjithçka ishte ashtu siç e la më 15 mars, ditën e fundit që fjeti atje. Ajo ishte hera e fundit që e pamë gjallë. Hera e fundit që munda ta përqafoja”, ka rrëfyer ajo mes lotësh.

Gëzime Sula reagoi ashpër edhe ndaj nënës së autorit të dyshuar, e cila në gjyq ka pranuar se e ndihmoi të birin të pastronte gjakun nga dhoma.

“Ajo nuk është nënë. Nuk mund ta quash dikë të tillë nënë. Nuk ka falje, kurrë. As për të dhe as për të birin. Ata ecën mbi gjakun e vajzës sime, gjakun e gjakut tim. E pastruan dhe e hodhën tutje, njësoj siç e hodhën atë në shkurre. Sikur të ishte një objekt. Nuk uroj që askush të shohë një vajzë të katandiset në ato kushte”, tha ajo.

Procesi gjyqësor për vrasjen e 22-vjeçares po vazhdon dhe prindërit nuk kanë munguar në asnjë seancë.

“Do të vazhdojmë të jemi aty. Nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Dua që Ilaria të mos kujtohet si ‘vajza e valixhes’, por për atë që ishte: e gëzuar, inteligjente dhe plot jetë”, thotë babai i saj.

Vrasja e Ilaria Sulës

Trupi i pajetëi studentes shqiptare u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli më 2 prill 2025. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore
  • Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.