AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Një marrëveshje që nuk duhet pranuar

by SHT Media
09/11/2023
in Kryesore
6
0
Një marrëveshje që nuk duhet pranuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ekrem Spahiu

Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë, marrim vesh se Kryeministri ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, sipas të cilit Shqipëria paska rënë dakord të presë në territorin e saj qendrat që menaxhojnë mijëra refugjatë të mundshëm ilegalë të nisur drejt Italisë dhe të shpëtuar në det.

Ndërkohë, përmbajtjen zyrtare të Memorandumit e mësojm nga burime të tërthorta, jo nga burime zyrtare! Pse kjo fshehtësi dhe mungesë transparence? Pse kjo largësi me institucionet, opozitën, publikun, mediat? Pse gjithë ky nxitim?

Të befasuar u gjendën madje edhe institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë. “Ne duhet të verifikojmë detajet e marrëveshjes me Shqipërinë”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian. Ndërsa studiues të Amnesty International për Europën, vlerësojnë se kjo marrëveshje është e paligjshme dhe e pafuqishme në pikëpamje të të drejtave dhe normave ndërkombëtarisht të pranuara, prandaj duhet të anulohet. Marrëveshje të ngjashme me vende të treta janë vlerësuar të papranueshme nga këto organizma.

Ndërkohë, jemi dëshmitarë të një fenomeni të frikshëm demografik: Shqipëria po shpopullohet për shkak se shqiptarët, për më tepër brezi i ri, po largohet nga vendi. Në vend që qeveria të gjejë zgjidhje madhore për këtë fenomen me pasoja të rënda dhe gjithanshme, na sjell një zgjidhje të kundërt: mbush vendin me refugjatë nga Afrika!

Nuk mund të hiqet e njëjta paralele me humanizmin e demonstruar nga kombi shqiptar në kohëra historike për strehimin e hebrejve, apo të shtetasve të huaj gjatë genocideve greke e serbe. Në këto raste, ka patur vullnet kombëtar, por nuk është prekur sovraniteti shtetëror. Përkundrazi, në rastin e marrëveshjes që është bërë fakt i kryer me Italinë, vihemi në kushtet e tjetërsimit të sovranitetit territorial, çka është objekt kushtetues e, natyrisht edhe ligjor. Cilat institucione kanë drejtë të negociojnë, të nënshkruajnë dhe të ratifikojnë? Ne nuk jemi shtet pa kushtetutë dhe pa ligje. Kushtetuta dhe ligjet i përcaktojnë qartë të tilla raste, deri edhe për forcat e huaja ushtarake që kalojnë tranzit nëpër vendin tonë. Atëherë, përse nuk respektohen?

Mësimi që morëm nga një angazhim i ngjashëm që bëmë me muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri, ishte shumë domethënës: ata abuzuan me mbështetjen që u ofroi shteti shqiptar, i cili u bë objekt deri edhe i goditjeve terroriste në asetin më nevralgjik të funksionimit të shtetit: bllokimi i shërbimeve publike online nga sulmi kibernetik që iu bë Shqipërisë një vit më parë. Atëherë, në vend që të nxjerrim mësim, në fakt shtojmë rreziqet.

Për më tepër, mësojmë që ndër emigrantët që do të strehohen në Shqipëri, marrëveshja nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Kjo do të thotë se, në qendrat e pritjes, mund të strehohen persona me rrezikshmëri publike e shoqërore, deri edhe elemente terroristë. Në këtë mënyrë, nuk preket vetëm siguria publike, as vetëm turizmi tek i cili po mbështetet e do të mbështetet gjithnjë e më shumë ekonomia jonë, por mbi të gjitha, siguria kombëtare.

Prandaj, e gjej të arsyeshme, jo vetëm si forcë politike e djathtë, por edhe si qytetar, që të mos e pranojmë këtë marrëveshje. Nuk mund ta pranojmë shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët dhe zevendësimin e tyre me afrikan

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.