• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Një duel shantazhi midis Trump dhe Musk, me hijen e Vance në sfond

07/06/2025
in Botë
Një duel shantazhi midis Trump dhe Musk, me hijen e Vance në sfond

Përplasja virale në rrjetet sociale mes presidentit Donald Trump dhe sipërmarrësit Elon Musk është vetëm “një marrëveshje mes Shtëpisë së Bardhë dhe Elon për të shpërqendruar mediat nga Ukraina, Gaza dhe tarifat doganore. Kur të gjithë të jenë hipnotizuar nga Trump, pedofili në listën e Epstein, me Musk e çmendur që shkatërron në bursë Tesla-n dhe Starlink-un, do të rifillojë ofensiva kundër burokracisë shtetërore Deep State dhe kësaj here do të fitojmë!”, shkruan në blogjet e sektit QAnon përdoruesi Spartacus.

Në përgjigje të fyerjeve të Elon Musk në X, përdoruesi Patrick1995, i fshirë menjëherë nga platforma, kundërshton: “Demokratët do të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të 2026-ës, do të nisin fushatën për shkarkimin e Trump si bandit seksual dhe zëvendësi i tij J.D. Vance do të arrijë në presidencë, për gëzimin e Elon Musk”.

Dezinformim? Para se të buzëqeshni me ironi për moçalin e rrjeteve sociale, të mbushur me gënjeshtra dhe propagandë pas përplasjes “showdown” mes ish-vëllezërve, vëllezërve dixhitalë Trump dhe Musk, merrni parasysh se vetë presidenti, në takimin me homologun e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, në Zyrën Ovale, i ka treguar i tmerruar një video me pamje të të bardhëve të masakruar nga të zinjtë, vetëm për t’u përgënjeshtruar nga New York Times, pasi videoja filmonte një procesion fetar në Newcastle. E vërtetë apo e rreme pra? Pak rëndësi ka në epokën e komunikimit social; shumë demokratë amerikanë dhe populistë në skajet e Partisë Republikane (Grand Old Party) do t’i besojnë Muskut, “Trump pedofili, miku i Epstein”, ndërsa konservatorët ekstremë, të zemëruar nga ndalesat e herëpashershme për tarifat, do të mbështesin patronin e Tesla-s kundër presidentit.

Komentatorët tradicionalë të televizioneve, kolumnistët e gazetave me këmishë Brooks Brothers dhe kravatë regimental, pedagogët e think tank-eve Old School, mezi arrijnë të kuptojnë realitetin, duke u përpjekur me kokëfortësi të kërkojnë strategji, plane, komplote, atje ku në fakt kemi përplasjen e personaliteteve sociale, si në një chat gjimnazi apo mes komshinjve të irrituar në provincë. As Trump, as Musk, nuk kanë ndonjë prapaskenë për të interpretuar, as ndonjë qëndisje alla-Makiavel që të hyjë në grep politik; ata thjesht shfryjnë temperamentin dhe humorin, jo pse “humbasin toruan”, por sepse në shekullin XXI Social, papërmbajtja, ashpërsia e trollëve, sharjet ndaj kundërshtarëve apo ish-miqve si influencerë populistë, janë mënyra më efektive për të krijuar identitet.

As Trump, as Musk, pra, “nuk gabojnë”, apo “e teprojnë”, siç shkruajnë disa, të dy luajnë një lojë ekstreme, ndoshta të gatshëm, nesër në mëngjes, të shfaqen me një pajtim po aq të bujshëm. E megjithatë, në këtë Palio të Epitetëve Socialë, realiteti do të jetë arbitri përfundimtar dhe, pas miliona pëlqimeve dhe vorbullës së dezinformimit, Donald Trump dhe Elon Musk do të përballen me llogaritë e sakta për t’u bërë.

Për Musk, të ekspozosh presidentin ndaj përqeshjes për pedofili është një armë e ndyrë — ose vërtet di si ta përmbysë, duke i dhënë pushtetin Vance-it, ose duke themeluar, si kërcënim, një Parti të Tretë, ose Tesla do të tronditet në Bursë. Llogaritë që i kundërvihen atij e sulmojnë: “Elon nën efektin e ketaminës, është rrënuar, kush ia bëri syrin e nxirë javën e kaluar?”, por nëse Trump i pret kontratat federale me rrjetin Starlink apo me programin hapësinor StarX, duke anuluar subvencionet për makinat elektrike Tesla, çfarë mbetet nga perandoria e tij? Aq më tepër kur Jeff Bezos, manjati i Amazon dhe i projektit hapësinor Blue Origin, mban në duar frenat e gazetës së lavdishme Washington Post dhe ëndërron fonde federale për raketat e tij, të rrëmbyera nga Musk-i dispeptik që, në këto orë të trazuara, lyp 5 miliardë dollarë, përmes Morgan Stanley-t, për markën xAI.

Edhe Trump, megjithatë, mund të mos dalë i paprekur nga saga “Gladiators II”. Musk e mbulonte me të djathtën libertariane dhe teknologjike à la Peter Thiel, oligarkët afrikanojugorë që punojnë për një Amerikë autoritare, i ofronte lidhje me hakerët e bodrumeve, i garantonte dominimin mbi ekstremistët online, ata që dëgjojnë zërin e talk show-ve à la Joe Rogan, që besojnë në komplotin se Joe Biden është një “mumje” e mbajtur gjallë nga demokratët puçistë, të bindur se Hillary Clinton është pedofilja e vërtetë.

Ky është rreziku i së ardhmes, rreziku i sotëm është ai që përballon Musk duke prishur, pa asnjë arsye të qartë, marrëdhënien me “Bro”-n, vëllain, të cilit i dhuroi 300 milionë në fushatën elektorale të 2024-ës. Vëren me ironi Wall Street Journal: “Elon Musk është gjenerali verior Sherman i Luftës Civile, di si të djegë qytetet, por jo t’i rindërtojë si gjenerali Marshall në Evropë, pas vitit 1945”.

Dhe demokratët? Pa lider, pa plan, pa zë, hanë kokoshka duke ndjekur ndeshjen Elon-Donald, luftëtarë piktoreskë në ringun online, që godasin njëri-tjetrin mes ulërimave të turmës, dhe pëshpëritin në chat-e: “Një Parti Muskiane që i heq vota republikanëve, si Ross Perot George Bush-it në 1992-in, përballë Bill Clinton-it, nuk do të ishte dhe aq keq…”./La Repubblica

Më të lexuarat

  • Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    Protestuesja në tubim para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si Trump e shndërroi NATO-n në një Bankomat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prokurori italian ngre alarmin për drogën vdekjeprurëse: Po bëhet “ari” i ri i krimit të organizuar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Më gënjyen Elisa me Bushatin’, neomalësorja tentativa për t’u rikthyer në PS pas zbehjes së protestës, 12 deputetët që i premtuan nuk u larguan nga PS-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetarët e Fanes në krye të protestës për të drejtat e tyre apo që pronari të mos paguajë 6.4 milionë euro taksa?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk ndalen skandalet për Sánchez, numri i të pandehurve në PS-në spanjolle ia kalon deputetëve në Kongres!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi: Një vajzë e re në jetën time

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bëri fushatë duke nxjerrë b*thën jashtë, pse Alfred Lela nuk u zgjodh në Kryesinë e PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkelje te Ministria e Arsimit/ KLSH kërkon për herë të dytë shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!