AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nis nesër në Shqipëri “Defender Europe 2025”/ NATO tjetër mesazh force Rusisë, qindra trupa stacionohen në vendin tonë

by SHT Media
26/05/2025
in Kronikë
6
0
Nis nesër në Shqipëri “Defender Europe 2025”/ NATO tjetër mesazh force Rusisë, qindra trupa stacionohen në vendin tonë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën në mëngjes, Shqipëria do të shndërrohet në arenën kryesore të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të zhvilluara ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

“Defender Europe 2025”, një operacion i orkestruar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), do të sjellë në terren dhjetëra mijëra trupa nga SHBA, vendet anëtare të NATO-s dhe partnerë strategjikë, në një demonstrim të fuqishëm të bashkëpunimit dhe gatishmërisë ushtarake ndërkombëtare.

Stërvitja do të nisë nesër, me marshimin e trupave nga garnizoni ushtarak i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen fazat më intensive të manovrave ushtarake. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se skenarët e parashikuara përfshijnë operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira, stërvitje për dislokime të shpejta, mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe reagim ndaj kërcënimeve hibride.

“Defender Europe 25” është konceptuar në përputhje me Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, i cili garanton mbrojtje kolektive ndaj çdo sulmi të jashtëm ndaj një shteti anëtar. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Kosova si vend mikpritës, nuk është thjesht një formalitet logjistik, por një shenjë e qartë e rolit strategjik që këto vende po luajnë në arkitekturën e re të sigurisë euroatlantike.

Fokusi i kësaj stërvitjeje është vënia në provë e ndërveprimit të forcave të vendeve aleate, koordinimi në kohë reale dhe rritja e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve potenciale në një ambient operacional gjithnjë e më kompleks. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë do të ketë theks të veçantë mbi logjistikën e avancuar, sigurinë kibernetike dhe përballimin e krizave të përmasave të mëdha.

Krahas Shqipërisë, një tjetër qendër strategjike e stërvitjes është Kosova, ku trupat do të trajnohen për skenarë të sigurisë së kufijve, menaxhimit të emergjencave dhe dislokimit të shpejtë të forcave. Sipas burimeve të NATO-s, ndërhyrja e përbashkët në skenarë simulative të krizave do të forcojë ndjeshëm kohezionin ndërmjet ushtrive pjesëmarrëse.

Kjo është hera e katërt që Shqipëria luan një rol qendror në serinë e stërvitjeve “Defender Europe”, duke konfirmuar statusin e saj si një aleate e besueshme në kufirin jugor të NATO-s. Sipas Komandës së Forcave të Armatosura Shqiptare, përfshirja e vendit tonë në këtë megaoperacion është një dëshmi e besimit të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe një provë e transformimit që ushtria shqiptare ka pësuar në këto vite, nga një strukturë e vjetër dhe e ngadaltë, në një forcë moderne dhe të integruar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.