AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike

by SHT Media
12/10/2025
in Politikë
6
0
“Nis beteja me zjarret e verës së ardhshme”/Rama: Renditemi e 18-ta në botë për sigurinë kibernetike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në nisje të podcastit të tij, “Flasim”, bëri edhe një përmbledhje të të gjitha veprimeve të ndërmarra nga qeveria përgjatë një jave.

Fillimisht u ndal te vizita e tij në klubin e Real Madridit, duke theksuar se së shpejti do të vijë në Shqipëri shkolla e futbollit.

“Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të presidentit Florentino Perez. Së shpejti do të hapet rruga që, pas Akademisë së Manchester City, edhe shkolla e famshme e futbollit e Realit të Madridit të vijë në Shqipëri. Jo në Durrës, por në Vlorë, ku dua po ashtu të sjellim edhe Universitetin e Sporteve të Realit të Madridit, një qendër ekselence e arsimit të lartë, e cila formon profesionistët e sportit, nga menaxherët te mjekët sportivë”, tha ai.

Kreu i qeverisë njoftoi se ka nisur puna për masat kundër zjarreve për sezonin e ardhshëm veror. Kështu, Rama sqaron se është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Në veçanti, edhe shkollat do të jenë të përfshira në mbështetjen e shërbimit pyjor.

“Beteja me zjarret e verës së ardhshme ka nisur. Mësimet e reja të këtij viti janë kthyer në masa konkrete, për sezonin e ardhshëm të përballjes me zjarret. Është bërë inventari i plotë i dëmeve në banesa e në krerë bagëtish, të cilat do të shlyhen me pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Ndërkohë do të investojmë fort për rritjen e kapaciteteve të trupës së zjarrfikësve, të cilët do të përfshihen në skemën e rritjes së pagave të ushtrisë, si edhe do të investojmë më tej në teknologji, me dronët me kamera termike. Po ashtu, do të trajnojmë sistematikisht forcat civile në nivelin vendor, e do të përfshijmë edhe shkollat në mbështetje të shërbimit pyjor, ndërkohë që penalitetet për zjarrvënësit do të ashpërsohen edhe më shumë”, tha Rama.

Më tej, Rama u shpreh se ka nisur puna për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, që do të administrojë Fondin e Gjelbërt.

“Kemi nisur punën për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit, Zhvillimit Urban dhe Strehimit, e cila do të adresojë një sërë problematikash, që nga rritja e volumit dhe cilësisë së investimeve për strehim social apo mundësi strehimi nën çmimet e tregut, te fuqizimi i njësive vendore me kapacitete në fushën e planifikimit dhe lehtësimi i proceseve të zhvillimit urban. Kjo agjenci do të administrojë e menaxhojë edhe Fondin e Gjelbërt, të cilin do ta krijojmë me kontributet në pemë, që sipas ndryshimeve të reja ligjore, janë detyrim i ndërtuesve në raport me metrat katrorë për ndërtim”, tha ai.

Krijimi i MOBAL ka një rëndësi të veçantë për qeverinë, pasi është një shoqëri aksionare nën pronësinë shtetërore, që do të sigurojë organizimin e një sistemi transporti publik efikas dhe gjithëpërfshirës.

“Kemi krijuar MOBAL, një shoqëri aksionare nën pronësi shtetërore, që do të funksionojë si një strukturë qendrore për transformimin cilësor të transportit publik. Kjo shoqëri do të sigurojë: operimin me një standard të lartë të shërbimit të transportit publik ndërqytetas në destinacionet turistike; operimin e shërbimeve të transportit shkollor, përfshirë transportin e nxënësve dhe punonjësve arsimorë; organizimin e një sistemi transporti publik ndërqytetas modern, efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjithë vendin, nëpërmjet digjitalizimit të sistemeve të biletimit dhe monitorimit në kohë reale. MOBAL do të nisë operimin e linjave turistike në destinacionet kryesore turistike në jug dhe veri të vendit, duke nisur nga fillimi i sezonit turistik 2026. Ndërkohë, transporti shkollor për nxënës dhe punonjës arsimorë do të pilotohet në qarqe/qytete të përzgjedhura, duke nisur nga shtatori 2026”, tha ai.

Po kështu, u rritën pagat e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar, të cilat, siç shprehet Rama, janë barazuar me kolegët e Operës dhe Baletit.

“Më në fund edhe pagat e Orkestrës së RTSH u rritën e u barazuan me pagat e Orkestrës së Operës, të cilat ishin rritur më parë dhe ky është një lehtësim për mua, sepse tanimë nuk jemi më duarlart nga pamundësia për të mbështetur disa kategori profesionistësh të këtij vendi, të cilët nuk janë forca që mund t’i mbijetojnë tregut të lirë, por janë një burim i çmuar energjie për kulturën tonë kombëtare”, tha ai.

Anëtarësimi ynë në SEPA është gjithashtu një nismë e rëndësishme e Shqipërisë, pasi do të mundësojë transferimet në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta, si dhe me të njëjtat rregulla si të Unionit Evropian.

“Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s (Zonës së Pagesave të Vetme në Euro), dhe nga data 7 tetor e këtij viti, qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE. Kjo nismë do të sjellë përfitime të menjëhershme për ekonominë dhe konsumatorët shqiptarë. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare”, tha ai.

Së fundmi, Rama tha se vendi ynë është renditur i 18-ti në botë në fushën e sigurisë kibernetike, nga National Cyber Security Index.

“Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 18-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI). Ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 36 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-t me 62.34 pikë. Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale”, tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

04/11/2026

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

04/11/2026

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

04/11/2026

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

04/11/2026

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

04/11/2026

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

04/11/2026

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

04/11/2026

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

04/11/2026

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

04/11/2026

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

04/11/2026

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

04/11/2026

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

04/11/2026

Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?

04/11/2026

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!

04/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë
  • Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.