• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Nesër rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit mes deputetëve

28/05/2025
in Politikë
EMRAT/ “Plas” gara në listat e hapura, kandidatët që kanë siguruar deri më tani një vend në Kuvend

Pas afro dy muajsh në terren për të kërkuar vota për veten dhe partitë e tyre, deputetët i rikthehen jetës parlamentare të enjten e 29 Majit.

Konferenca e Kryetarëve që mblidhet në orën 10:00 do të miratojë kalendarin 3-javor të punimeve të Parlamentit, që seancën e fundit të kësaj legjislature do ta ketë në datën 8 Korrik.

Seanca e nesërme do të jetë përballja e parë sy më sy e fituesve të zgjedhjeve të 11 Majit me opozitën që do të mbetet e tillë dhe për 4 vitet e ardhshme.

Demokratët kanë premtuar që do të bëjnë betejë brenda institucioneve për të çmontuar, siç thotë, farsën elektorale.

Dhe me shumë gjasë, seanca e nesërme do të shërbejë për nxehmje për aksionin e tyre, edhe pse është një seancë formale ku do të miratohet vetëm kalendari i punimeve.

Lideri demokrat Sali Berisha ka premtuar se beteja e tyre jo vetëm nuk do të ndalet, përkundrazi do të radikalizohet në Shtator kur nuk e mohon si opsion grevën e urisë.

Në legjislaturën e re, socialistët do të kenë 83 kartona për të mbështetur çdo nismë të tyre, kartona që mund t’i përdorin dhe për të bllokuar projektligje a amendime të Partisë Demokratike që do të ketë vetëm 50 karrige në Parlament për 4 vitet e ardhshme.

Per qasjen e forcave te tjera, që së bashku bëjnë 7 mandate, duhet të presim Vjeshtën për ta zbuluar.

Në këto 5 javë, Parlamenti duhet të votojë për afro 25 projektligje si dhe duhet të dëgjojë raportet e 2024 për punën e çdo institucioni të pavarur, përfshirë KQZ dhe organet e drejtësisë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!