• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Nënës i çuan në morg trupin e djalit 20 vjeçar”, jetët e pafajshme që u morën nga dora kriminale

31/10/2024
in Kronikë
“Nënës i çuan në morg trupin e djalit 20 vjeçar”, jetët e pafajshme që u morën nga dora kriminale

Mjafton të bëjmë një bilanc të viteve të fundit për të kuptuar se të shumtë janë njerëzit e pafajshëm që nuk janë kursyer nga dora kriminale.

Më 26 Qershor 2021, 4 persona mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë u plagosën pas një sherri për shezlongë në Velipojë. Një prej viktimave ishte kamarieri i lokalit aty pranë, 20 vjeçari Myzerim Zeneli, i cili e kishte ditën e tij të parë të punës. Siç ka treguar nëna e tij, 3 ditë para ngjarjes ai festoi maturën bashkë me shokët. Madje ajo kishte ëndërruar t’i blente xhaketën më të bukur, por nuk ia doli dot. Nëna e tij punonte në morgun e qytetit dhe nuk e kishte menduar kurrë se atë ditë do i çonin trupin e pajetë të djalit të saj.

Tirana u trondit nga breshëritë e armës së zjarrit mbrëmjen e 12 Marsit 2023. Të shtënat ishin drejt një lokali në pronësi të vëllezërve Murati. Si pasojë e plumbave humbi jetën banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja, e cila punonte 16 orë në ditë. Në një nga tavolinat e lokalit ishte mbesa e saj e cila nuk mund të qëndronte vetëm në shtëpi. Ulej e priste gjyshen derisa të mbaronte punën.

Erion Çela, 35 vjeç, u vra gabimisht më 4 Janar të vitit 2024 në një lokal në Don Bosko. Shënjestër e atentatit ishte Geron Hasanbelliu. Autorët ngatërruan objektivin.

Gledio Muka, kamarieri 36 vjeçar dhe 47 vjeçari Marsel Çela (klient në lokal) humbën jetën tragjikisht më 21 Korrik 2024, në një lokal në Memaliaj. Atentati kishte në shënjestër babai Andrea Kalemit.

Tritoli në një pallat në Elbasan më 15 Korrik 2024, ku “objektiv” ishin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, i mori jetën aksidentalisht komshiut të tyre. 29 vjeçari Enea Themollari vdiq më 4 Tetor 2024 në spital.

Sot, më 30 Tetor 2024 u aksidentua për vdekje Flutura Basha (56 vjeç), pasi u përplas nga makina që ishte në shënjestër të atentatorëve në Dobraç të Shkodrës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është bashkëshorti i saj Bashkimi (67 vjeç).

/a.r

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!