AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nëna e denoncuar: Nuk do t’i lë fëmijët të shkojnë në jetimore! Ish-vjehrra: Kujdestarinë ta marrë djali

by SHT Media
12/01/2026
in Kronikë
6
0
Nëna e denoncuar: Nuk do t’i lë fëmijët të shkojnë në jetimore! Ish-vjehrra: Kujdestarinë ta marrë djali
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve në Durrës, e divorcuar prej pesë vitesh, e cila është denoncuar nga ish-vjehrra për mungesë kujdesi ndaj të miturve, deklaroi se nuk do t’i braktisë fëmijët e saj dhe nuk do të lejojë që ata të dërgohen në jetimore.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Në Kohë Reale”, në moderimin e Flori Gjinit, ajo u shpreh se gjendja është e mirë dhe se ndodhet pranë fëmijëve të saj.

“Jetoj prej 15 vitesh në Durrës dhe jam e divorcuar prej 5 vitesh. Jam me fëmijët dhe gjendja është shumë e mirë. Nuk kam asnjë kontakt me ish-bashkëshortin, as me gjyshen e fëmijëve. Kur vjen në Shqipëri, ajo kërkon të takojë fëmijët. Fëmijët e mi nuk kanë marrëdhënie të keqe me gjyshen dhe ia kanë hapur derën. Fëmijët e takojnë gjithmonë gjyshen kur vjen në Shqipëri,” deklaroi ajo.

Më tej, 33-vjeçarja theksoi se marrëdhëniet me ish-vjehrrën nuk kanë qenë të mira, por kontaktet kanë qenë vetëm për hir të fëmijëve.

“Me ish-vjehrrën nuk kam pasur marrëdhënie të mirë, kontaktet kanë qenë vetëm për fëmijët. Nuk do t’i lë fëmijët të shkojnë në jetimore. Punoj edhe me dy turne. Çdo darkë jam pranë fëmijëve. Ata shkojnë në shkollë dhe nuk kanë pasur probleme. Ia kam lënë policisë dhe organeve përkatëse të merren me zbardhjen e çështjes,” u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ish-vjehrra, e cila ishte gjithashtu në një lidhje për emisionin “Në Kohë Reale”, hodhi pretendimin se djali i saj është i aftë të mbajë fëmijët ndërsa tha se do të ngrejë pretendim që fëmijët t’i kalojnë atij.

“Unë jetoj në Itali. Nuk kam folur me nënën e fëmijëve, pasi sapo kisha ardhur nga Italia dhe nuk kisha numër. Erdha për një fatkeqësi. Të dielën mendova të shkoj t’i vizitoj, pasi mendova që edhe ish-nusja do të ishte në shtëpi me fëmijët. Sapo u futa në derë, më mbyti era e keqe, kur pashë shtëpinë në atë gjendje.

Për herë të fundit kam qenë para një viti me djalin. Edhe para një viti ka qenë kështu situata. Lajmërova edhe nënën e saj që nuk mban shtëpinë dhe fëmijët. I thashë që do t’i bëja ndonjë video dhe do t’i hapja punë. Djali e ka paguar gjithmonë kuotën prej 180 mijë lekësh.

Nusja thotë që nuk i del koha të mbajë shtëpinë. Nusen e kam marrë në punë në Itali, ka ardhur dhe ka ikur herë pas here. Ka 5 vite që është ndarë nga djali. Djali është i aftë të mbajë fëmijët. Do të ngre pretendim që fëmijët t’i marrë djali, ose dy fëmijë t’i japë mua dhe të mbajë vajzën. Kur të dojë, të vijë t’i vizitojë në Itali”, tha ajo.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.