• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Në shtëpi mund t’i shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty”, kush ishte gruaja që u vra nga bashkëshorti amerikan

21/08/2024
in Kronikë
“Në shtëpi mund t’i shkoje vetëm kur ai nuk ishte aty”, kush ishte gruaja që u vra nga bashkëshorti amerikan

Vrasja e indonezianes Indah Lilis Sartika Saragih nga bashkëshorti i saj amerikan të hënën në Tiranë, është pasqyruar edhe nga mediat e vendit të saj të origjinës. Gruaja, e cila ishte me pasaportë amerikane, u mbyt me litar nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar James Wertz.

Pasi mbyti të shoqen, Wertz, i cili punonte si profesor në një kolegj privat në Tiranë, vrau me shkop bejsbolli dy qentë e familjes, e më pas u vetëvar me litar.

Në foto Matthew James Wertz
Në foto Matthew James Wertz

Policia gjeti edhe një letër të shkruar prej tij ku ndër të tjera thuhej: “Më falni, nuk ia dola dot”.

Por kush ishte Indah Lilis Sartika Saragih? Media indoneziane Tempo.Co shkruan se në mesin e diasporës së këtij vendi, ajo njihej si person mjaft asocial. Një burim i tha medias në fjalë se “në shtëpinë e saj mund të shkoje vetëm kur i shoqi nuk ishte prezent”.

Po sipas të njëjtit burim, që ndodhet në Tiranë prej 10 vitesh, Saragih kishte po ashtu aktivitet minimal në rrjetet sociale.

Sipas Tempo.Co, në kryeqytetin shqiptar jetojnë rreth 50 indonezianë.

“Disa punojnë në qendra masazhi, të tjerë si kamariere/ë në restorante”, tha burimi, teksa shtoi se mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta dhe Saragih rrallë merrte pjesë.

Shtëpia në Tiranë ku jetonte çifti
Shtëpia në Tiranë ku jetonte çifti

Shkaqet e ngjarjes së rëndë, që ndodhi në shtëpinë që çifti kishte marrë me qira në zonën e Laprakës, mbeten të panjohura. Dyshimet janë se 53-vjeçari Wertz e ndërmori aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

Megjithatë ngjarja është nën hetim.

/a.r

Më të lexuarat

  • Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    Të fshehtat pas fotos familjare në Samitin e NATO-s

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erdogani habit liderët e NATO-së, u dhuron nga një revolver me emrin e tyre; Starmer-it ia sekuestrojnë në Britani

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në tetor kemi zgjedhje”, Vuçiç: Ato parlamentare do të mbahen të parat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marjana Koçeku i del sërish kundër Ramës: Jep para për zjarret, jo për koncertin e Kanye West!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata e madhe që Rama i çoi Erdoganit në valixhe: a u tërhoqën “taboret” e tij nga protesta?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhuna online dhe pirateria, AKEP kërkon ndryshime ligjore: Ndërhyrje brenda 30 minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prishje në pazare? Shkëlzen Berisha sulmon klientin e tij Klod Allajbeun që ka kapur sektorin e shëndetësisë, mesazh përmes Flamur Nokës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gazetari nuk zë mend pasi e rrahën për Luana Vjollcën: Françeska Murati la burrin në Londër, erdhi për dashnorin në Tiranë. Reagon ish misi: Nuk është e vërtetë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!