• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

23/05/2026
in Kronikë, Kryesore
Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho ‘mesazh’ bandave

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Palermo, qytetin simbol të luftës kundër mafias, ku u përkujtuan dy nga figurat më të njohura të drejtësisë italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Takimi u zhvillua më 22-23 maj në Pallatin e Drejtësisë në Palermo, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga Europa, Ballkani Perëndimor dhe Amerika Latine. Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar kundër organizatave kriminale transnacionale dhe sfidat e reja që paraqet krimi i organizuar global.

Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike.

Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale: nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore. U nënvizua se lufta kundër krimit të organizuar duhet të fokusohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale, mbështetur mbi prova, analiza profesionale dhe tek bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese.

“SPAK vlerëson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Prokuroria e Posaçme mbetet një partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit“, tha Braho.

Konferenca u zhvillua në një datë simbolike për Italinë, në përkujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos, dy prokurorëve që konsiderohen heronjtë e luftës kundër mafias italiane.

Falcone dhe Borsellino drejtuan në vitet ’80 dhe ’90 hetimet më të mëdha kundër organizatës mafioze Cosa Nostra, duke çuar përpara të ashtuquajturin “Maxi Proces”, ku qindra mafiozë u dënuan nga drejtësia italiane. Ata ndryshuan mënyrën e hetimit të mafias, duke ndjekur rrjedhën e parave, lidhjet politike dhe strukturat financiare të krimit të organizuar.

Por beteja e tyre pati një fund tragjik. Më 23 maj 1992, Giovanni Falcone u vra në atentatin e Capacit, pranë Palermos, kur mafia hodhi në erë autostradën ku po kalonte automjeti i tij. Bashkë me të humbën jetën edhe bashkëshortja dhe tre truprojat. Vetëm 57 ditë më vonë, më 19 korrik 1992, mafia vrau edhe Paolo Borsellinon me një autobombë në Via D’Amelio në Palermo, duke shkaktuar tronditje të madhe në Itali dhe në mbarë botën.

Vrasja e tyre u kthye në një pikë kthese për shtetin italian dhe luftën globale kundër mafias, ndërsa Falcone dhe Borsellino mbeten edhe sot simbol i drejtësisë, guximit dhe sakrificës në përballjen me krimin e organizuar.

Më të lexuarat

  • Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    Shqipëria në një front të ri të konfliktit ekonomik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Migena Schroeder pastron paratë e aferave të AKSHI-it me kulla në Kosovë, Gerond Meçe i kaloi qindra mijëra euro ‘gjermanes’ në llogari

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sonte koncerti i Kanye West, Rama publikon pamjet e stadiumit të përfunduar: Marketing global për Shqipërinë, anulimi do na turpëronte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!